Studim

October 9, 2019 | 8:50

Studim / Shikimi i filmave ju plak para kohe

Një studim paralajmëron se nëse shikoni filmat tuaj të preferuar mund të përshpejtoni shenjat e plakjes. Ekspertët besojnë se ne tendosim fytyrat gjatë shikimit të filmave që na ngacmojnë ose na tmerrojnë, ose edhe kur qeshim gjatë komedive, duke bërë që në fytyrë të na shtohen më shumë rrudha.

Një studim i 2,000 personave që shikonin filma, zbuloi se ata e tendosnin fytyrën e tyre nga frika 20 herë gjatë një filmi horror, dhe 50 herë gjatë një filmi thriller me tension dhe befasi. Ndërkohë, personat e testuar qeshën ose buzëqeshën 115 herë gjatë një filmi komedi.

Dr. Harry Singh, i markës së bukurisë Foreo, i cili drejtoi studimin, tha se shprehitë e tronditjes dhe mërzitjet mund të krijojnë vija tek vetullat e vrenjtura dhe kur kjo përsëritet brenda një periudhe 5 vjeçare, rrudhat shtohen duke u bërë 50% më të theksuara. Edhe të qeshurat gjatë filmave shtonin rrudhat me 40%.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top