FB

September 13, 2021 | 9:39

Studim / Të kesh shumë kohë të lirë është po aq keq sa të mos kesh fare

Një studim tregon se pas vetëm pesë orësh ‘duke mos bërë asgjë’, mirëqenia jonë fizike dhe mendore bie në mënyrë dramatike

Ne të gjithë dëshirojmë të shkëputemi nga puna ose nga mijëra aktivitete që na stresojnë çdo ditë për t’i krijuar vetes pak kohë të lirë, ose t’i kushtohemi hobive tanë të preferuar pa vuajtur presionin e afateve. Megjithatë, pavarësisht asaj që mund të mendojmë, pushimi i tepërt është i keq për shëndetin tonë: nëse në fillim mirëqenia jonë forcohet nga pauza dhe mundësia e përfshirjes në aktivitete lozonjare, ky trend bie nëse qetësohemi shumë.

Sekreti është që t’i lejoni herë pas here vetes një pushim të moderuar, sipas autorëve të studimit të kryer nga Universiteti i Pensilvanisë i cili përmblodhi dy kërkime të kryera midis viteve 90 dhe fillimet e viteve 2000, që përfshiu më shumë se 35,000 vullnetarë. Studiuesit hulumtuan sesi njerëzit kaluan një ditë tipike: pas ndarjes së kohës së kaluar në aktivitete të dobishme dhe kohës së lirë, u zbulua se ndërsa një ndjenjë në rritje e mirëqenies u ndje në dy orët e para të kohës së lirë, kjo u ul në mënyrë drastike nëse koha kushtuar përtacisë tejkaloi pesë orë.

Nuk është vetëm sasia e kohës së lirë të shpenzuar që bën diferencën, por edhe përdorimi i kësaj kohe: kalimi i kohës së lirë vetëm në aktivitete që nuk janë aspak produktive prodhon një efekt më të keq se aktivitetet që janë më produktive ose që kërkojnë ndërveprim me njerëzit e tjerë.

Ekipi i studiuesve kreu gjithashtu intervista në internet, duke kërkuar nga pjesëmarrësit të imagjinonin një sasi të caktuar të kohës së lirë në ditë dhe të mendonin se çfarë do të bënin me të – veçanërisht duke specifikuar nëse ishte e dobishme apo thjesht kohë e humbur. Më shumë kohë e lirë nuk është parë domosdoshmërisht në një mënyrë më pozitive, në të vërtetë shumica e njerëzve zgjodhën sasi të vogla kohe për t’iu kushtuar aktiviteteve të kohës së lirë.

Prandaj do të ishte mirë të gjejmë disa orë çdo ditë për t’iu kushtuar kohës sonë të lirë dhe aktiviteteve që na pëlqejnë më shumë sesa të përqendrojmë gjithë kohën tonë të lirë në një ditë të vetme, pasi do të përfundonim duke u ndjerë më të mërzitur dhe duke humbur kohën që kemi. Nëse kemi një ose dy ditë plotësisht të lira, le t’i kalojmë në shoqëri të mirë, duke iu përkushtuar aktiviteteve që janë gjithashtu të dobishme dhe produktive: në këtë mënyrë nuk do të duket se kemi humbur kohë dhe pushimi do të ketë kryer funksionin e tij të çmuar.

 

 

Burimi / https://www.greenme.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top