FB

July 24, 2023 | 8:10

Studim / Udhëtimet me miqtë rrisin jetëgjatësinë dhe ulin presionin e gjakut

Shkenca ka vërtetuar se udhëtimi me miqtë është i mirë për shëndetin e njeriut, e cila rrit jetëgjatësinë dhe ul presionin e gjakut.

Të gjithë ne mundohemi dhe duam të investojmë mbi shëndetin tonë duke ditur rëndësinë e tij, por shpesh duket se nuk bëjmë zgjedhjet e duhura dhe në këtë mënyrë nuk marrim rezultatet e dëshiruara. Shpesh mendojmë se të kujdesesh për shëndetin tënd nënkupton të shkosh në palestër apo të ushqehesh shëndetshëm, por ka më shumë se kaq.

Shkenca ka vërtetuar se udhëtimi me miqtë është një ndër mënyrat më direkte që ndikon në përmirësimin e shëndetit të njeriut, e cila rrit jetëgjatësinë dhe ul presionin e gjakut. Kjo për arsye se ata janë njerëzit më të lehtë me të cilët mund të udhëtoni.

Sipas një raporti të Southern Living, udhëtimi me miqtë rrit jetëgjatësinë, kështu që nëse arrini 90-vjeç, ju e dini se kë të falënderoni.

Gjithashtu, udhëtimi me miqtë më të mirë mund t’ju ndihmojë të duroni më shumë dhimbjen fizike.

Sipas shkencës, kalimi i kohës me miqtë rrit nivelet e oksitocinës. Oksitocina është hormoni që trupi ynë lëshon kur jemi të lumtur. Një rritje në këtë hormon mund t’ju bëjë të ndiheni më të lumtur, më të sigurt dhe më bujarë.

 

 

 

 

 

 

Burimi / Shqiptarja.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top