FB

June 21, 2022 | 9:20

Studimi paralajmëron se qëndrimi ulur për më shumë se tetë orë në ditë rrit problemet në zemër dhe tru

Punonjësit e zyrës janë më të prirur të pësojnë sulme në zemër dhe goditje në tru, ka zbuluar një studim tjetër. Për dekada, mjekët kanë paralajmëruar për rreziqet e një stili jetese të ulur dhe ndikimin e tij në organe si zemra jonë.

Hulumtimi i ri, i cili gjurmoi 100,000 të rritur për më shumë se një dekadë, ka nxitur thirrje për punonjësit e zyrës. Ekspertët kinezë zbuluan se njerëzit që rrinë ulur për tetë orë në ditë – ekuivalenti i një punonjësi zyre që anashkalonte drekën – kishin 20 për qind më shumë gjasa të vuanin nga një atak në zemër ose goditje në tru. Ata kishin gjithashtu 49 për qind më shumë gjasa të kishin dështim të zemrës, krahasuar me ata që rrinin ulur vetëm gjysmën e asaj kohe.

Studiuesit pohuan se reduktimi i kohës së qëndrimit ulur dhe rritja e aktivitetit fizik mund të arrijë përfitime të ngjashme me frenimin e normave të pirjes së duhanit. Stërvitja javore ndihmoi në reduktimin e rreziqeve të uljes së tepërt, sugjeroi gjithashtu hulumtimi.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top