Këshilla & Arsye

September 19, 2016 | 11:53

Studimi/Foshnjat e lindura me kokat e mëdha i pret një e ardhme e ndritur

Foshnjat me kokat XL kanë më shumë gjasa që të shkëlqejnë! Fëmijët e lindur me kokat e mëdha kanë një shans më të mirë për një të ardhme të suksesshme. Hulumtimet e kryera nga UK Biobank lidhin fort inteligjencën e lartë me perimetrin e kokës dhe vëllimin e trurit.

Studimi tregon se bebet me kokat e mëdha kanë më shumë gjasa të jenë të zgjuar dhe të sukseshëm në të ardhmen.

Gjysmë milionë britanikë u monitoruan për të zbuluar lidhjen midis gjeneve të tyre, shëndetit fizik dhe mendor.

Prova e fundit është konstatimi i parë nga studimi që synon të prishjen marrëdhënieve midis funksionit të trurit dhe ADN-së.

Profesori Ian Deary, nga Universiteti i Edinburgut, i cili është udhëheqës i hulumtimit, ka thënë se gjenet gjithashtu janë të lidhura fort me inteligjencën.

Kjo dëshmi është aq e saktë sa ekspertët thonë se mund të parashikojnë edhe se sa e mundshme është që një fëmijë do të shkojë në universitet në bazë të ADN-së së tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top