Këshilla & Arsye

September 20, 2016 | 7:34

Frika, duhen 6 orë për të fshirë kujtimin e sa

Gjashtë orë kohë janë të nevojshme që një ngjarje traumatike të fshihet në memorie në mënyrë të pakthyeshme. Ky është përfundimi i një studimi në Universitetin e New Yorkut.

Studiuesit arritën të eliminonin kujtimin e një ngjarjeje të frikshme në një grup vullnetarësh pa përdorur asnjë mënyrë invazive. Personat që u përfshinë në këtë eksperiment u “detyruan” të kishin frikë nga disa figura gjeometrike. Në çastin kur u shfaqeshin këto imazhe, ata ndienin edhe një dridhje elektrike që u përshkonte trupin. Në këtë mënyrë ata frikësoheshin kur u shfaqej figura e radhës. Gjatë këtij eksperimenti studiuesit vunë re se, nëse ndërhyhej përgjatë harkut kohor prej 6 orësh, ishte e mundur që subjekti të harronte frikën dhe të minimizonte një kujtim traumatik. Përtej këtij harku kohor, kujtimi do të stampohej përgjithmonë në mendje. Pra truri funksionon si një strishë magnetike, në të cilën është e mundur të “mbishkruash”, brenda gjashtë orëve, ngjarjet e regjistruara më parë, duke mos mbetur asnjë gjurmë e frikës. Kërkime të tilla hapin një rrugë të rëndësishme për studimin e shqetësimeve fobike apo të ankthit, në mënyrë që të mos shndërrohen në probleme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top