Këshilla & Arsye

November 10, 2016 | 10:34

Super Hëna kurrë më pranë Tokës, në 14 nëntor do të ndriçojë qiellin

hena-e-ploteFenomeni lind nga shoqërimi i Hënës së plotë dhe pozicionit të saj në perigje, në pikën më të largët të planetit tonë. Në 14 nëntor super Hëna, apo Hëna e plotë, në fakt, do të arrijë perigjeun, pikë në orbitën e saj më të afërt me Tokën: ajo do të jetë 30% më e ndritshme dhe 14% më e madhe. Për pothuajse një natë të tërë Hëna do të jetë me të vërtetë pak më larg, me vetëm 356.508 km. Për gati 70 vjet sateliti nuk i afrohet kaq shumë planetit tonë: për t’u admiruar edhe njëherë fenomeni, do të duhet të presim sipas shkencëtarëve deri në 6 dhjetor të vitit 2052.

 

 

 

henaaaQË NGA KOHËRAT E LASHTA ËSHTË I NJOHUR FAKTI SE HËNA KA NDIKIM TE NJERIU.

A shkakton vërtetë sjellje të çuditshme Hëna e plotë?

Nëpër shekuj, shumë persona kanë pëshpëritur frazën: “Duhet të jetë Hënë e plotë atje përjashta”, në një përpjekje për të shpjeguar ngjarje të çuditshme natën. Në të vërtetë, perëndesha romake e Hënës mbante një emër që mbetet i njohur edhe sot: Luna, ose prefiksi i fjalës lunatik – i çmendur.

Filozofi grek, Aristoteli dhe historiani romak, Plin thoshin se truri ishte organi “më i lagësht” në trupin e njeriut dhe si rrjedhim më i prekshëm nga ndikimet e Hënës, e cila shkakton dallgët. Besimi në “efektin e çmendurisë hënore”, apo “efekti i Transilvanisë” siç e quajnë ndonjëherë, mbizotëroi në Europë edhe në Mesjetë, atëherë kur qeniet njerëzore mendonin shpesh për shndërrimin në njerëz-ujq apo vampirë gjatë netëve me Hënë të plotë.

Edhe sot, shumë njerëz mendojnë se fuqitë mistike të Hënës shkaktojnë çrregullime, shtrime në spitale psikiatrikë, vetëvrasje, vrasje, aksidente në trafik, përleshje, kafshime qensh dhe gjithfarësoj ngjarjesh të çuditshme.

Me kalimin e kohës, janë krijuar kulte në bazë të të cilave më vonë janë shkruar tregime, e disa prej tyre janë realizuar në kinematografi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top