Dëshmi

May 1, 2018 | 16:24

“Super heroi në shtëpi”: një libër-mesazh për burrin ushtar, i cili humbi njërën këmbë në Afganistan

Sarah Verardo shkroi një libër për fëmijë, “Super heroi në shtëpi”. Protagonist është burri i saj, Mike, një veteran lufte në Afganistan, i cili i mbijetoi shpërthimit ku humbi njërën këmbë dhe pësoi dëme serioze në kokë. Që kur u kthye, ai nuk mundi të kishte një punë të qëndrueshme. Të ardhurat nga shitja e librit janë të destinuara për një shoqatë që ndihmon ushtarët e tjerë të plagosur nga pikëpamja psikologjike dhe ligjore. 

1Mbrojtja e dinjitetit të një heroi lufte

“Babai yt ta shpish”, tha Grace Verardo, vajza tre vjeçe e Sara dhe Mike. Por për të, babai i saj ka qenë gjithmonë “heroi i bukur”, siç ka rrëfyer nëna e saj për “Washington Post”. Një ushtar i ushtrisë amerikane, i cili u qëllua dy herë nga një shpërthim gjatë luftës në Afganistan. Herën e parë pati djegie në 30% të trupit dhe truri i tij u lëndua. Por pak ditë më vonë, në vend që të kthehej në shtëpi, ai vendosi të kthehej për të bërë detyrën e tij me ushtarët e tjerë. Kështu, më 24 prill të 2010 ai u godit përsëri dhe këtë herë humbi këmbën dhe një pjesë të krahut të majtë. Tre vjet më vonë ai dhe Sara u martuan dhe pas 12 muajsh erdhi në jetë vajza e parë. Por Mike nuk është më në gjendje të jetë i përqendruar në atë që ai bën për më shumë se disa minuta, kështu që është e vështirë të gjejë një punë të qëndrueshme.

Ideja e librit

“Kuptova se duhej t’u jepja vajzave arsyet për se përse duhet ta hidhja këtë hap që kishte shënuar jetën time: pamjen, kritikat, pyetjet”, tha gruaja. Familja Verard jeton në Charlotte, Karolinën e Veriut, dhe kanë tre vajza: Grace tre vjeçe, Mary Scott dy vjeç dhe Elizabeth nëntëmuajshe. E para është në kopsht me miqtë e saj të cilët u bëjnë pyetje rreth babait, i cili është ndryshe nga baballarët e tyre, që mban një protezë që i zëvendëson këmbën.

Lexueset e para janë natyrisht të bijat

Ajo ka menduar për të gjithë ata që duan ta njohin këtë histori. “Dua t’u shpjegoj njerëzve se si është të jetosh në luftë,” tha autorja. Kur Grace pa kopertinën për herë të parë, ajo tha: “Ky është libri për mua dhe babanë tim!” Dhe tani ajo u tregon të gjithëve se babai i saj luftoi me njerëz të këqij dhe fitoi.

Mbledhja e fondeve

Gruaja pranon se jeta e tyre nuk është aspak e thjeshtë, por shton se “bekimet” e tyre I tejkalojnë “peshat” qw kanw mbi supe. Dhe ata e dinë shumë mirë se në Amerikë ka shumë familje në kushtet tw ngjashme. Të ardhurat nga shitja e librit do të shkojnë pwr Fondin e Pavarësisë, një organizatë jofitimprurëse, e cila ndihmon veteranët e luftës që kanë pësuar lëndime, duke iu vënë në dispozicion atyre mbwshtetje dhe këshillat ligjore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top