Dëshmi

November 7, 2018 | 12:03

Superbakteret shkak i 33 000 vdekjeve në Evropë

Bakteriet rezistente ndaj antibiotikëve janë përgjegjëse për vdekjen e 33 000 personave në Bashkimin Europian në vitin 2015, sipas përllogaritjeve nga studiues europianë të publikuara në revistën shkencore “The Lancet Infectious Diseases”.

Studiuesit kanë përpunuar një model përllogaritjeje të infektimit dhe të vdekjeve për pesë lloje infeksionesh duke u bazuar në rrjetin europian të mbikqyrjes EARS (Rrjeti Europian për Mbikqyrjen ndaj Antibiotiko-Rezistencës).

Për vitin 2015, ata vlerësuan në 671 689 numrin e personave të infektuar dhe 33 110 numrin e vdekjeve për shkak të superbakterieve.

“Kjo vlerë është e krahasueshme me efektet e gripit, tuberkulozit dhe virusit të sidës të mbledhura bashkë për të njëjtën periudhë”, theksuan autorët.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top