FB

November 4, 2021 | 8:47

Swissmed Laboratory Solutions: Distributori zyrtar i Sysmex për Shqipërinë

Shëndeti në një matës të besueshëm kontrolli falë teknologjisë. Kjo është kryefjala e fundit e shkencës, garanci dhe siguri e ofruar vetëm nga Swissmed Laboratory Solutions. Aparatura profesionale që arrijnë në kohë dhe besueshmëri të lartë rezultatet e duhura. Gjithnjë pranë klientit, Swissmed Laboratory Solutions ofron siguri, cilësi dhe besueshmëri.

Me ofertën e aparaturave më cilësore dhe profesionale laboratorike, prej më shumë se një dekade kompania është evidentuar si një kompani lider në besueshmëri, kompetencë dhe inovacion. Swissmed është mbështetja në çdo hap për laboratorin tuaj në fushën e biokimisë, imunologjisë, hematologjisë, urologjisë, biologjisë molekulare, mikrobiologjisë, alergjive, intolerancës ushqimore, sëmundjeve autoimune, anatomisë patologjike, koagulimit, testeve të shpejta, teste urgjente, si dhe plotëson çdo kërkesë, përfshirë çdo material konsumi për të kompletuar laboratorin tuaj modern.

Përse duhet të zgjidhni Sysmex?

Hematologjia po zë vend çdo ditë e më shumë në diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve, ku performanca e analizatorëve Sysmex garanton mjekun specialist në saktësinë e rezultatit duke dhënë një diagnozë dhe trajtim të saktë për pacientin.

Seria XN-L përfaqëson analizatorë të automatizuar të analizave hematologjike, të cilës sipas kërkesës, i përputhen plotësisht fluksit të punës. Seria e analizatorëve të automatizuar XN-L rrit gamën e parametrave klinike të cilat ato matin. XN-L sigurojnë një diferencim me 6 popullata përfshirë këtu dhe granulocitet e pamaturuara (IG) dhe Low-WBC mode, e cila siguron matje të saktë të gjakut komplet në rast të sasive të ulëta të gjakut.

Analizatorët i përshtaten më së miri laboratorit, klinikës apo spitalit duke përshtatur sipas fluksit të punës analizatorin XN-350, XN-450 dhe XN-550. Analizatorët matin 28 parametra standard përfshirë NEUT#/%, MONO#/%, EO#/%, BASO#/%, LYMPH#/%, IG#/%.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 160

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top