Lifestyle

June 6, 2018 | 12:13

Syzet më të spikatura për sezonin Verë 2018

Vera tashmë ka ardhur dhe ne duhet të përgatitemi për aksesorin pa të cilin nuk bëjmë dot këtë sezon. E kemi fjalën për syzet e diellit. Veshja gjatë ditëve të verës nuk është asnjëherë e kompletuar nëse nuk kemi vendosur syzet e diellit. Të gjithë po bëhemi gati që të blejmë syzet për këtë verë dhe kemi filluar kërkojmë nëpër revista, sfilata, blogere etj., trendet më të spikatura të këtij viti.

Syzet kanë çelësin për t’u dukur bukur dhe me shumë stil. Kërkimin tuaj për të kuptuar se cilat janë trendet më të fundit për syzet e kemi bërë ne për ju.

Ja cilat janë modelet më të spikatura të syzeve, për sezonin verë 2018:

Syzet super të vogla të quajtura ndryshe ‘Matrix’

Moda e viteve ’90 është rikthyer dhe kjo falë syzeve ‘matrix’. Ato padyshim janë must-have për këtë verë. Kanë qenë në fillim modelet e njohura Bella dhe Gigi Hadid bashkë me Kendall Jenner që e përfaquan menjëherë këtë trend dhe më vonë u kthye në fiksim edhe për vajzat e tjera.

Syzet në formë zemre

Ndoshta ky lloj trendi na rikujton fëmijërinë. Por ato janë rikthyer tani për të na rrëmbyer zemrat sërish. Ato janë treguesi që nuk jemi kurrë të rritur për të mbajtur syze me formë zemre. Syzet me formë zemre janë rikthyer në një formë më moderne dhe elegante për këtë verë.

Cat-eye sunglasses

Syzet e quajtura ‘cat-eye’ do të dominojë edhe këtë sezon. Ato i përkasin stilit bohemian dhe janë tipike syzet ikon të viteve ’60.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top