Upsss…më erdhën ato!!
Sa nga ju i njihni “ato”, të cilave ndjejmë ndrojtje qoftë dhe për t’i emëruar kur flasim rreth tyre me gjininë tonë.
Kur prej shumë vitesh është konsideruar tabu si një proces i papastër, i sikletshëm dhe ku informacioni rreth tyre ka qenë kaq i varfër. Ajo çfarë u tregohet dhe u mësohet për ciklin menstrual vajzave ishte që një ditë ato do rriten, dhe do kishim gjakderdhje vaginale.
Ku në shumë raste u privohet të luajnë si më parë, të shoqërohen me djem, sepse tashmë ato janë të pjekura seksualisht, dhe duhen të sillen si vajza të rritura.
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur vajzave nuk u është dhënë informacion për ciklin e tyre, dhe kur kjo ka ndodhur, janë ndjerë të frikësuara dhe të turpëruara. Edhe pse kjo është detyrë e prindërve t’u shpjegohet që cikli menstrual është ndryshim i rregullt natyror që ndodh në sistemin riprodhues femëror posaçërisht në mitër dhe në vezore.
Ku perioda e parë zakonisht fillon në mes të moshës dymbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë, por mund të nisin edhe më herët. Ku siptomat e zakonshme përfshijnë akne, nervozizëm, fryrje në pjesë të trupit si barku dhe gjinjtë duke u shoqëruar me ndryshime humori.
Ku më pas kjo na evidentohet në formë tallje sa herë që mund të jemi me humor jo të mirë. Edhe pse në raste të tilla familja duhet të tregojë më shumë mirëkuptim gjatë ditëve të ciklit tonë menstrual.
Gjithashtu edhe të diskutuarit rreth pecetave të periodave lë për të dëshiruar. Të cilat mbahen të fshehur larg syve të familjes, sepse do ishte shumë e turpshme nëse do t’i vendosnim në vënde komode për ne. Kjo duke bërë aq sa më të panjohur, por dhe më të vështirë komunikimin rreth tyre. Duke mos ditur çfarë funksioni kanë, dhe se si mund t’i vendosim ato, kur fare mirë kjo mund të bëhej duke u demostruar me shembuj praktik nga prindërit. Qoftë dhe për t’i blerë pecetat, ndjehet dukshëm turpi për t’u drejtuar në dyqan apo për të pyetur shitësit për vendndodhjen e tyre.
I gjithë ky komunikim kaq i munguar në familje, dhe mohimi ndaj tyre na bën të ndjejmë turp për mitrën tonë, e cila është ajo që i jep jetë njerëzimit. Për mestruacinet tona, që përpos shqetësimeve fizike që ato na japin, janë dhe një formë shfryrje emocionale, për të cilat prindi mashkull duke u edukuar me mohimin e tyre që në fëmijëri, ndjehet i turpëruar rreth këtij fenomeni që i ndodh nënës, motrës, gruas dhe vajzës së tij. Duke sjellë më pas dhe turpe të tjera si për të pyetur rreth ciklit, qoftë të parit të pakove të pecetave diku në një vend të dukshëm të shtëpisë. Dhe si të ndjerit turp për t’u ardhur në ndihmë në blerjen e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.