Skizofrenia është çrregullim që karakterizohet me shenja psikotike, që dukshëm, dëmtojnë funksionimin dhe shkaktojnë pengesa në: ndjenja, të menduar dhe sjellje.
Kriteret diagnostike sipas DSM-IV
A. Shenjat karakteristike (zhgënjime, haluçinacione, të folurit e çrregullt, sjellje kaotike, shenja negative)
B. Pengesat në funksionimin social
C. Kohëzgjatja (dy apo më tepër shenja psikotike për një muaj, kohëzgjatja së paku 6 muaj)
Informacione për adoleshentë
Si ta ulni rrezikun nga skizofrenia?
- Duhet të kërkoni ndihmë profesionale nëse keni: Ndryshime në perceptim, mendime të pazakonshme, sjellje të çuditshme, izolim shoqëror.
- Humbje të interesit apo motivimit, nuk mendoni qartazi, gjumë jo i qetë, ndryshime në të ushqyer, nuk mërziteni fort rreth veshjes apo pamjes suaj të jashtme, keni dyshime tek të tjerët, ndieni se gjërat rreth jush nuk janë reale.
Informacion për prindër:
Si ta ulni rrezikun e fëmijës tuaj nga zhvillimi i skizofrenisë? Disa nga karakteristikat e familjes së shëndoshë, sipas mendimit të ekspertit të marrëdhënieve familjare Dr. D. Reiss, nga Universiteti ‘George Washington’ janë:
- Familjet e shëndosha flasin qartë. Anëtarët e familjeve të shëndosha nuk janë as kaotikë, e as konfuzë.
- Anëtarët e familjeve të shëndosha më shpesh janë të prirë të pajtohen, sesa të mbajnë mëri, si dhe janë në gjendje që ta mbrojnë vetveten pa i ofenduar të tjerët.
- Familjet e shëndosha kanë një ambient miqësor dhe janë në gjendje që të kenë mospajtime, pa i shqetësuar anëtarët e tjerë.
- Ata kanë variacione të afektit (humorit); mund të shprehin gëzim apo pikëllim ndaj njëri-tjetrit.
Kanë sens të mirë humori dhe janë në gjendje të bëjnë shaka në llogari të vetes (të qeshin me vetveten). - Anëtarët e familjeve të shëndosha i respektojnë nevojat e njëri-tjetrit për privatësi dhe nuk merren me leximin e mendjes (nuk mendojnë që mund ta thonë me saktësi se çfarë është duke menduar një person).
- Ata negociojnë dhe bëjnë kompromise.
Në familjet që funksionojnë në mënyrë efektive, mëritë (inatet) nuk mbahen gjatë. Grindjet janë të shkurtra dhe përcillen me ndërveprime miqësore.
Informacione për prindër:
Si ta ulni rrezikun e fëmijës tuaj nga zhvillimi i skizofrenisë?
- Nëse hasni vështirësi në martesë, bëni përpjekje shtesë që t’i zbutni dallimet me pajtim të ndërsjelltë (ku secili do të ndihet i kënaqur), bëni përpjekje shtesë që të mësoni mjeshtëritë e lidhjes.
- Përmirësojeni shëndetin tuaj mendor, mësohuni që ta ulni stresin dhe ta largoni ankthin dhe depresionin.
- Planifikojeni familjen tuaj; lindni vetëm fëmijë të dëshiruar.
- Merrni multivitamina çdo ditë, 1 deri 3 muaj para se të vendosni për një shtatzani të mundshme.
- Bëni përpjekje që të keni peshë normale (IMT – BMI midis 18.5 deri 24.9) para shtatzënisë.
- Kujdesuni që sëmundjet eventuale që barten seksualisht (p.sh herpesi, klamidia, etj.) të jenë trajtuar në mënyrë adekuate.
- Përpiquni që t’i ikni ekspozimit ndaj alkoolit dhe plumbit gjatë shtatzënisë dhe në muajt që i prijnë shtatzënisë.
- Burrat duhet të përpiqen që të kenë fëmijë për sa kohë janë më të rinj dhe të kujdesen për shëndetin e tyre riprodhues.
- Gratë duhet ta konsiderojnë mundësinë që të kenë një interval më të gjatë se 27 muaj nga njëra shtatzëni në tjetrën, në mënyrë që shëndeti mendor i fëmijëve të tyre të jetë sa më i mirë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.