Në fokus

December 29, 2016 | 9:18

Taktika për parandalimin e Skizofrenisë/ Informacione për prindër dhe adoleshentë

Nga Msc.Adelina Pjetra Psikologe Klinike

Nga Msc.Adelina Pjetra
Psikologe Klinike

Skizofrenia është çrregullim që karakterizohet me shenja psikotike, që dukshëm, dëmtojnë funksionimin dhe shkaktojnë pengesa në: ndjenja, të menduar dhe sjellje.

Kriteret diagnostike sipas DSM-IV

A. Shenjat karakteristike (zhgënjime, haluçinacione, të folurit e çrregullt, sjellje kaotike, shenja negative)

B. Pengesat në funksionimin social

C. Kohëzgjatja (dy apo më tepër shenja psikotike për një muaj, kohëzgjatja së paku 6 muaj)

Informacione për adoleshentë

Si ta ulni rrezikun nga skizofrenia?

  • Duhet të kërkoni ndihmë profesionale nëse keni: Ndryshime në perceptim, mendime të pazakonshme, sjellje të çuditshme, izolim shoqëror.
  •  Humbje të interesit apo motivimit, nuk mendoni qartazi, gjumë jo i qetë, ndryshime në të ushqyer, nuk mërziteni fort rreth veshjes apo pamjes suaj të jashtme, keni dyshime tek të tjerët, ndieni se gjërat rreth jush nuk janë reale.

Informacion për prindër:

Si ta ulni rrezikun e fëmijës tuaj nga zhvillimi i skizofrenisë? Disa nga karakteristikat e familjes së shëndoshë, sipas mendimit të ekspertit të marrëdhënieve familjare Dr. D. Reiss, nga Universiteti ‘George Washington’ janë:

  • Familjet e shëndosha flasin qartë. Anëtarët e familjeve të shëndosha nuk janë as kaotikë, e as konfuzë.
  • Anëtarët e familjeve të shëndosha më shpesh janë të prirë të pajtohen, sesa të mbajnë mëri, si dhe janë në gjendje që ta mbrojnë vetveten pa i ofenduar të tjerët.
  • Familjet e shëndosha kanë një ambient miqësor dhe janë në gjendje që të kenë mospajtime, pa i shqetësuar anëtarët e tjerë.
  • Ata kanë variacione të afektit (humorit); mund të shprehin gëzim apo pikëllim ndaj njëri-tjetrit.
    Kanë sens të mirë humori dhe janë në gjendje të bëjnë shaka në llogari të vetes (të qeshin me vetveten).
  • Anëtarët e familjeve të shëndosha i respektojnë nevojat e njëri-tjetrit për privatësi dhe nuk merren me leximin e mendjes (nuk mendojnë që mund ta thonë me saktësi se çfarë është duke menduar një person).
  • Ata negociojnë dhe bëjnë kompromise.
    Në familjet që funksionojnë në mënyrë efektive, mëritë (inatet) nuk mbahen gjatë. Grindjet janë të shkurtra dhe përcillen me ndërveprime miqësore.

Informacione për prindër:

Si ta ulni rrezikun e fëmijës tuaj nga zhvillimi i skizofrenisë?

  • Nëse hasni vështirësi në martesë, bëni përpjekje shtesë që t’i zbutni dallimet me pajtim të ndërsjelltë (ku secili do të ndihet i kënaqur), bëni përpjekje shtesë që të mësoni mjeshtëritë e lidhjes.
  • Përmirësojeni shëndetin tuaj mendor, mësohuni që ta ulni stresin dhe ta largoni ankthin dhe depresionin.
  • Planifikojeni familjen tuaj; lindni vetëm fëmijë të dëshiruar.
  • Merrni multivitamina çdo ditë, 1 deri 3 muaj para se të vendosni për një shtatzani të mundshme.
  • Bëni përpjekje që të keni peshë normale (IMT – BMI midis 18.5 deri 24.9) para shtatzënisë.
  • Kujdesuni që sëmundjet eventuale që barten seksualisht (p.sh herpesi, klamidia, etj.) të jenë trajtuar në mënyrë adekuate.
  • Përpiquni që t’i ikni ekspozimit ndaj alkoolit dhe plumbit gjatë shtatzënisë dhe në muajt që i prijnë shtatzënisë.
  • Burrat duhet të përpiqen që të kenë fëmijë për sa kohë janë më të rinj dhe të kujdesen për shëndetin e tyre riprodhues.
  • Gratë duhet ta konsiderojnë mundësinë që të kenë një interval më të gjatë se 27 muaj nga njëra shtatzëni në tjetrën, në mënyrë që shëndeti mendor i fëmijëve të tyre të jetë sa më i mirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top