Editorial

February 10, 2018 | 9:57

Të bësh mirësi dhe të falësh buzëqeshje, virtyti më i mirë i jetës

Problemet në Shqipëri janë nga më të shumtat, saqë ndonjëherë të duken dhe të pabesueshme. Pavarësisht kësaj ky është realiteti, i cili na rrethon. Në kuadër të këtyre problematikave realizohet dhe emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24. Kanë qenë të shumta rastet e paraqitura dhe të gjithëve mundohet t’u jepet zgjidhje.

Lindita Buzuku, e sëmura me kancer nga Berati në emisionin e së premtes së kaluar kërkonte ndihmën e shqiptarëve, pasi nuk i përballonte dot ecejaket për t’u kuruar nga Berati ku jeton në Tiranë.

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” i ka plotësuar dëshirën Linditës, duke e ndihmuar të shmangë këto peripeci që duhet të kalonte.

Pasi iu dha mundësia për të vendosur një protezë në këmbë, të cilën e kishte humbur si pasojë e sëmundjes, një surprizë tjetër e pret Linditën. Elvis Naçi e ka shoqëruar Linditën në një apartament pranë spitalit universitar “Nënë Tereza” në Tiranë. Apartamenti është vetëm 200 metra larg spitalit, ashtu siç kishte shprehur dëshirën Lindita.

 “Kjo është shtëpia që t’i do të qëndrosh si princeshë. Do jesh e qetë pasi është pranë spitalit”, tha Naçi.

Një tjetër rast që u soll në vëmendje në emission ishte historina e Agronit, i cili që prej moshës 12-vjeçare nuk ka pasur një çati mbi kokë, por për 50 vite rresht gjente ndonjë qoshe pallati të kalonte natën. E vetmja gjë që kërkonte Agroni ishte një strehë.

Elvis Naçi së bashku me Sidrit Bejlerin e shoqërojnë Agronin brenda një apartamenti.

“Ky apartament i është dhuruar fondacionit, por tashmë është apartamenti yt”, thotë Naçi.

“Mos u çudit fare, se ëndrrat kthehen në realitet, ajo që duket e pamundur bëhet e mundur. Vëllai ynë i dashur hape derën dhe merri këto çelësa, se kjo shtëpi është shtëpia jote”, iu drejtua Elvisi Agronit.

Por surprizat për Agronin nuk mbaruan me kaq. Elvisi dhe Sidriti dëshironin që gjithë pamja e tij të transformohej në një zotëri të vërtetë. Dhe ndalesa e parë ishte tek berberi. Një prerje flokësh e denjë për një zotëri. E më pas i siguruan veshje të reja.

Historia e radhës i ka çuar në Rrëshen në banesën e Zef Tuçit, për t’i ardhur në ndihmë atij dhe familjarëve të tij. Në një godinë gjysmë të rrënuar që ai e quan shtëpi, Zefi jeton mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë. Kanceri agresiv e ka tretur, bashkë me të çdo ditë e më tepër, po i ikën edhe shpirti.

 “Unë ilaçet herë i marr, herë nuk i marr, se nuk kam lekë”, thotë Zefi me zërin që i dridhet.

Por përpos pamundësisë dhe kushteve të vështira, Zefi ka shpresë se një ditë do të shërohet. E mban shpirtin gjallë me shpresë se një ditë dikush ta kujtojë ndërsa gjen një grimcë fuqie për të përplasur me indinjatë duart kur thotë “jam me tre fëmijë, jemi 5 vetë pa asnjë të ardhur”.

Burimi / http://www.balkanweb.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com