Në fokus

May 23, 2020 | 8:02

Të dashur baballarë, jini burrat model për vajzat tuaja

Të dashur baballarë, kjo është letra që të gjithë duhet të lexoni kur të lind vajza juaj. Ju duhet të dini që të jesh baba nuk është e lehtë dhe se askush nuk do të të jap një manual udhëzimesh për të të treguar si të sillesh ndaj atyre vajzave të vogla e të ëmbla që një ditë mund të bëhen gra të jashtëzakonshme të gatshme për të ndryshuar botën. Është e rëndësishme që të jini të vetëdijshëm se sa do të peshojë ndikimi juaj në jetën e tyre, karakterin, sukseset dhe dështimet.

Mos i kushtoni vëmendje zërave të atyre që thonë se është detyrë e nënës të kujdeset për edukimin e fëmijëve, sepse roli që do të keni në jetën e vajzave tuaja do të jetë themelor. Për marrëdhëniet e tyre në të ardhmen, për marrëdhëniet që ato do të kenë me burrat, për mënyrën se si ato menaxhojnë martesat dhe nga ana tjetër marrëdhëniet me fëmijët.

Një ditë do të jeni gjyshër dhe do të ndiheni krenarë për punën që keni bërë më parë, kështu që tani mos harroni të jeni një model për vajzat tuaja të vogla. Ai, nga i cili do të frymëzohen kur të zgjedhin partnerin për të ndarë jetën e tyre, ai që do të mbetet i pandryshuar edhe kur ato të ndalojnë së besuari në Princi i Kaltër pas zhgënjimeve të para të dashurisë.

Qëndroni krah vajzave tuaja në suksese dhe dështime dhe mësojini atyre guximin, lirinë dhe dëshirën për të ëndërruar, pavarësisht gjithçkaje. Mësojini vajzat tuaja që të besojnë në veten e tyre, inkurajojini që të fluturojnë dhe të jenë autonome. Bëhuni të parët që besoni në to: ky do të jetë demonstrimi më i rëndësishëm i dashurisë për marrëdhënien tuaj. Sepse për vajzat tuaja do të përfaqësoni gjithmonë figurën mashkullore: është detyra juaj dhe ju sigurojmë se nuk është e lehtë.

Luani me vajzat e tua, mos kini frikë t’i bëni duart tuaja me ngjyra ose t’i merrni me vete në një lojë futbolli. Përqafojini dhe puthini ato gjithmonë, duke i bërë që të ndiejnë dashurinë tuaj dhe mos u frikësoni gjatë rebelimeve tipike të adoleshencës, kur këshilla juaj do të duket si një sulm ndaj tyre, sepse pas kësaj faze të jetës do të vijë momenti që do të vulosë përgjithmonë marrëdhënien tuaj.

Dhe nëse atëherë ju do të jeni akoma pikë referimi për vajzat tuaja, ju keni arritur suksesin e të qenurit model, një shembull nga i cili duhet të frymëzohen edhe burrat e tjerë.

 

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top