Në fokus

May 23, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Jeta di si t’u përgjigjet padrejtësive dhe sjelljeve për sa kohë që keni durim

Dhe përsëri, e njëjta pyetje sillet rrotull në mendjen tuaj. Pse kaq shumë njerëz e vështirësojnë jetën e të tjerëve ndërsa në të njëjtën kohë lulëzojnë vetë?

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Pse, ndërsa gabojnë dhe sillen  ashpër, ata vetë gëzojnë vlerësim?

Si mund të urrejnë, të jenë indiferentë dhe ta kthejnë kurrizin lehtësisht duke vazhduar sikur asgjë nuk po ndodh?

Pse përparojnë ndërsa i bëjnë të tjerët të pakënaqur? Uf!

Pse kaq shumë padrejtësi? Dhe pyet veten, nuk tremben?

A nuk mendojnë se mund të vijnë në të njëjtën pozitë të vështirë dhe të ndëshkohen? Ndoshta jo!

E megjithatë jeta ka plane të tjera. Di si t’i kthejë sjelljet për aq kohë sa ke durim!

Mos shpenzoni, mos humbisni kohën për t’iu përgjigjur në mënyrë të barabartë. Do ta bëjë jeta për ty.

Kushdo që lëndon do të lëndohet! Kushdo që ka bërë padrejtësi do t’i bëhet padrejtësi.

Kush i lëndon të tjerët do të vuajë dy herë më shumë!

Lëre hakmarrjen dhe trego indiferentizëm.

Ndëshkimin, drejtësinë dhe pastrimin do ta sjellë jeta.

Ndalo nga skenarët e hakmarrjes që sjellin dëme mendore.

Lëre jetën të bëjë punën e vet. Ajo e di vetë. Jini të durueshëm ju them…!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com