Marrëdhënie

October 18, 2017 | 12:22

Të dashurosh pa kushte

untitled

Psikoanalitika është shumë e rëndësishme për jetën tonë, sepse ajo ka zgjeruar dijen dhe e ka rritur jashtëzakonisht shumë njohjen tonë për njeriun. Ajo nuk e ka rritur njohjen tonë për atë se si duhet të jetojë njeriu dhe çfarë duhet të bëjë ai. Me autorë dhe mendimtarë që kanë luajtur rol të rëndësishëm në psikoanalizë, psikologji, sociologji, ekonomi, politikë, filozofi, ata që gjithmonë janë në qendër të vëmendjes janë psikanalistët, psikologët që kanë kontribuar në shoqërinë njerëzore, pa humbur kontributin e mendimtarëve të tjerë.

MSc.Valentina Telhaj Psikologe Këshillimi / Terapiste EMDR niveli I

MSc.Valentina Telhaj Psikologe Këshillimi / Terapiste EMDR niveli I

Dashuria është një fjalë e rëndësishëm për ne dhe për njerëzit që na rrethojnë, sepse ka një ndikim shumë të rëndësishëm për mënyrën e saj se si zhvillohet, shfaqet, dhe më e rëndësishmja, jepet. Dashuria mund të shpjegohet përmes Erotikës dhe Seksualitetit, mirëpo apo ajo që e karakterizon atë është krijimi që ajo ofron që bëhet. Erotika është vetëkrijimi i një ekzistence të bukur dhe seksualiteti është pushtet. Mënyra se si shfaqet dashuria ka shumë rrugë. Kemi tipe të ndryshme të dashurisë, njerëzore, materiale, fizike, emocionale, platonike dhe religjioze.

Në kontekstin psikoanalitik, dashuria merr nomenklatura dhe konotacione (në të shumtën e rasteve negative, sepse përmes tyre mundohen të shpjegohen sëmundje dhe anomali të ndryshme) apo në të shumtën e rasteve, dashuria është quajtur mëkat. Më e rëndësishmja është dashuria prindërore, sepse ajo asnjëherë nuk të braktis dhe të harron, por gjithmonë është aty si një busull që të udhëheq në rrugët e jetës. Sigmund Freud një psikoanalist vjenez me famë botërore, është i pari që jep flet për kompleksin e Edipit (përmes mitit të Edipit); se si një djalë vret babanë për t’u martuar me të ëmën (por në padijeni që është babai, ai personi që ka vrarë, pra faji është jetim). Freud shpjegon sesi fëmija në moshën e caktuar, e zhvillon këtë kompleks (për meshkujt është kompleksi i Edipit ndërsa për vajzat, kompleksi i Elektrës) kjo paraqitet si e kushtëzuar mirëpo në padijeni apo në të pandërgjegjshmen, ajo është e pakushtëzuar, sepse nëse ekziston një dashuri e tillë te ne, në të pandërgjegjshmen ne e ushtrojmë atë deri sa të rritemi dhe të vetëdijesohemi për një ndjenjë të tillë. Për ti ikur këtij kushtëzimi, ne kërkojmë atë lirinë e kërkuar, mirëpo mosha nuk na lejon që ta eksperimentojmë atë deri në fund. Apo një teori tjetër e lidhur me energjinë kozmike, e dhënë nga gjermani Wilhelm Reich, asistent i Freud, i cili jep shpjegimin e vet përmes energjisë orgone, ku çdo gjë përkufizohet përmes energjisë kozmike apo ndryshe krijuesit tonë.

Dashuria pa kushtëzim në këndvështrimin psikoanalitik, është dhe dashuria gjithë njerëzore apo Eros Pandemos. Ajo është e vetmja dashuri pa ndryshim origjine, prejardhje, race, gjinie, statusi, moshe apo periudhe kohore. Të zbërthesh shpirtin nuk është një punë aq e lehtë, sepse ajo që është bërë deri më tani nuk është thjesht një teori e kotë dhe e paaplikueshme, mirëpo kjo na ka shërbyer mirë. Absolutja që ndodhet në shpirtin tonë, është gjithmonë relative, sepse sado që kthehet prapa, ajo kthehet prapa për t’u përmirësuar apo për të plotësuar boshllëqet e lëna. Sado që nuk e kthejmë kohën prapa, në kujtimet që na risillen në vëmendje, rikonstruktojmë shtrirjen kohore që ishte në të kaluarën, për të rikujtuar dashurinë në atë periudhë kohore. Duke mos harruar shoqërimet e ëndrrave të Freud, e cila përbën një etapë shumë të rëndësishme në analizat dhe studimet e Freud përmes tyre arrijmë të shprehim ndjenja dhe mesazhe në të pandërgjegjshmen tonë. Ato që të cilat janë të thella dhe të dhimbshme ndonjëherë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top