Në fokus

October 15, 2020 | 9:34

Të dëgjuarit është ndryshe nga të ndjerit, shumë dëgjojnë, por pak ndjejnë

Shkëputja emocionale, të dëgjuarit pa ndjeshmëri, është si të shikosh pa parë. Është si të thuash po me kokë, por pa menduar, të shkëputur dhe emocionalisht të largët nga personi para jush. Pak aftësi janë thelbësore për ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe kuptimplota, të tilla si komunikimi dhe dëgjimi aktiv, me të cilat lidhen sytë dhe ndjenjat.

Vetëm disa muaj më parë, psikologu i Universitetit Yale dhe eksperti i shkencës njohëse Paul Bloom tronditi botën e psikologjisë duke bërë disa komente në lidhje me shkëputjen emocionale dhe ndjeshmërinë.

Sipas tij, ky dimension ka shumë pak anë pozitive. Për ta kuptuar më mirë atë që donte të thoshte, duhet të thellohemi në mesazhin e tij. Sipas profesor Bloom, ndonjëherë pas ndjeshmërisë qëndron një akt gënjeshtre enigmatike.

Një person mund të tregojë ndjeshmëri me ato që partneri i tij po i thotë, por në të vërtetë ai ndjen indiferencën më të madhe. Me fjalë të tjera, të gjithë jemi në gjendje ta vendosim veten në vendin e të tjerëve, por pastaj të veprojmë me indiferencë totale. Prandaj është absolutisht e saktë të thuash se ndjeshmëria është e padobishme nëse nuk shoqërohet nga një qëndrim proaktiv dhe një vetëdije autentike e personit para nesh.

Por, siç thekson profesor Bloom, ka edhe më shumë: disa njerëz veprojnë me ndjeshmëri jo për të ndihmuar të tjerët, por thjesht për tu ndjerë mirë me veten e tyre. E gjithë kjo mund të na ndihmojë të përsosim idenë tonë për këtë veçori. Nuk mjafton të jesh i pranishëm, duhet të jesh i hapur dhe mirëkuptues me realitetin e tjetrit.

Është thelbësore që të shfaqet në mënyrë aktive ajo lidhje, ajo ndjenjë. “Dhurata më e çmuar që mund t’i bëjmë dikujt është prania jonë. Kur u kushtojmë gjithë vëmendjen të tjerëve, ata çelin si lule”.

 

 

Burimi / https://italiafeed.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top