Lifestyle

November 26, 2016 | 20:08

Të drejtat e LGBT frenojnë Elton John të marrë pjesë në ceremoninë presidenciale për Donald Trump

Në Uashington, 20 janarin e ardhshëm, Donald Trump do të emërohet zyrtarisht si presidenti i dyzetepestë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë ceremonisë rituale vendosjes në Shtëpinë e Bardhë. eltonPas deklaratës së stafit të Trump për praninë e Elton John në ceremoninë e inaugurimit të mandatit Trump, vjen dhe mohimi i thatë i artistit. Lajmet e ditëve të fundit në lidhje me ditën e madhe, kanë në qendër  refuzimin e mprehtë nga ana e Sir Elton John në lidhje me praninë e tij të mundshme në ceremoninë e mandatit të ri presidencial për Trump. Anthony Scaramucci, anëtar i ekipit organizues të Trump, tha për BBC se “Sir Elton do të kish dashur të luante në këtë ceremoni, për të demonstruar mbështetjen e tij për të drejtat e komunitetit LGBT.

Mohimi i Elton John

NEW YORK, NY - OCTOBER 15: Hillary Rodham Clinton and Elton John attend the Elton John AIDS Foundation's 12th Annual An Enduring Vision Benefit at Cipriani Wall Street on October 15, 2013 in New York City. (Photo by Kevin Mazur/WireImage)

Por, me sa duket, Elton nuk do ta prekë kurrë atë skenë, aq më pak për Donald Trump. Zëdhënësi i artistit ka përjashtuar praninë e tij në këtë ceremoni. E vështirë për ta menduar: Elton John ka qenë një mbështetës i madh për fushatën e Hillari Klinton në tetor, ku dha për të një koncert së bashku me artistë të tjerë, duke mos e lënë rastin për të deklaruar publikisht: “Nuk mund ta lëmë këtë barbar të shkojë në Shtëpinë e Bardhë”.

Artistët që nuk e duan Trump

Përgjatë fushatës elektorale u pa qartë se “Donald” nuk ka shumë miq muzikantë: në maj të vitit të kaluar Rolling Stones e urdhëroi atë të mos përdorte këngët e tyre dhe më përpara tyre ishte britanikja Adele, Everlast për këngën Jump Around të House of Pain, Aerosmith dhe Queen.

Pas 7 nëntorit që shkoi, shumë artistë manifestuan hapur zhgënjimin e tyre. Lady Gaga protestoi në rrugët e Nju Jorkut, dhe në ceremoninë e dhënies së çmimeve MTV EMA 2016, Green Day kënduan klasiken e tyre “American Idiot” për “nder” të presidentit të ri.

Nga ana tjetër, pasioni i madh i Barak Obamas për muzikën, kurrë nuk ka qenë mister. Ish-presidenti është përkufizuar si “yll rroku i politikës”, dhe me kalimin e viteve ka nxjerrë disa playlist-a në Spotify: njëra prej tyre me këngët e preferuara nga trajnimi fizik ose në verë apo akoma, një nga këngët që dëgjonte gjatë fushatës së rizgjedhjes si president në 2012.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top