FB

May 31, 2021 | 8:46

Të flesh pak përgjithësisht nuk është mirë për shëndetin. Po nëse flemë shumë çfarë ndodh?

Nuk ka asnjë provë shkencore që të flesh shumë është e keq. Por pasja gjithmonë e ndjesisë për të ndenjur në shtrat mund të jetë shenjë që diçka nuk shkon. Të flesh pak, s’bën mirë. Po nëse flemë shumë? Një artikull i fundit i botuar në Science Alert përpiqet të hedhë dritë mbi temën pasi intervistoi 26 mjekë që janë ekspertë të gjumit dhe marrëdhënies midis gjumit dhe shëndetit.

1

Në përgjithësi, thotë Jo Caldwell, një neuropsikolog në Marinën Amerikane, numri i orëve të gjumit dhe shëndetit janë shumë të lidhur. Mesatarisht, një i rritur i shëndetshëm duhet të fle rreth 7 orë në natë: çdo orë më pak ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndet, si dhe orët e tepërta.

Efektet negative të gjumit të tepërt do të ishin të ngjashme me ato që rezultojnë nga një mënyrë jetese e gabuar: mbipesha, sëmundjet e zemrës, diabeti, mbipesha.

Duhet të theksohet se Caldwell arriti në këto përfundime duke vlerësuar statusin shëndetësor të njerëzve që kishin modele të ndryshme gjumi: një studim në të cilin pacientët t’iu nënshtrohen dozave në rritje të gjumit nuk është kryer kurrë.

Në të vërtetë, thekson Monika Haack, një ekspert në hulumtimin e gjumit në Harvard, gjumi për një kohë të gjatë ka efekte pozitive në sisteme të ndryshme biologjike, presionin e gjakut, ndjeshmërinë e dhimbjes dhe mekanizmat e humorit.

Jamie Zeitzer, studiues i biologjisë së gjumit në Stanford shpjegon se interpretimi i korrelacionit midis gjumit të tepërt dhe shëndetit të dobët është shumë i vështirë sepse nuk është e qartë se si gjumi mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve të caktuara.

Për shembull, e kundërta mund të jetë e vërtetë, që është se problemet e zemrës dhe pesha e tepërt bëjnë që njerëzit të flenë më shumë. Për trupin tonë, pushimi është një ilaç dhe, kur diçka nuk shkon, është një strategji fituese.

Ekspertë të tjerë janë të bindur se një “mbidozë e gjumit” nuk ekziston: nëse nuk përdorni ilaçe dhe pilula gjumi, në një moment ju zgjoheni dhe qëndroni në shtrat krejtësisht të zgjuar, edhe nëse ndoshta me pak dëshirë për t’u ngritur.

Por si e dini se sa mirë është të flesh? Secili individ ka nevoja të ndryshme për pushim, të cilat gjithashtu varen nga ajo që bëni gjatë ditës. Një kohëzgjatje mesatare prej 7-8 orësh është e arsyeshme: nëse gjithmonë keni nevojë të flini shumë më tepër se kaq, ose nëse nevoja juaj për gjumë rritet ndjeshëm me kalimin e kohës, kjo mund të tregojë se diçka nuk është në rregull. Dhe atëherë është më mirë të konsultoheni me një mjek. 

 

Edel Strazimiri / (FOCUS) SCAN

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top