Lifestyle

September 14, 2018 | 11:32

Të gjitha truket për buzë të buta dhe të hidratuara. Ja përse janë pjesa më delikate e fytyrës

Gjithmonë të ekspozuara ndaj diellit pa mbrojtje dhe të dehidratuara nga përdorimi i pastës së dhëmbëve dhe buzëkuqve agresivë. “Buzët shpesh neglizhohen në jetën e përditshme, por është shumë e rëndësishme t’i trajtojmë ato me kujdes si pjesa tjetër e fytyrës. Ato duhet të jenë vazhdimisht të hidratuara, madje edhe para se të shkoni në shtrat”, thotë Simone Belli, artistja kombëtare kozmetike e L’Oréal Paris.

Mbrojtja

Për Simone Belli “është thelbësore për të bërë një pastrim delikat për të eliminuar qelizat e vdekura, mbetjet e vogla të buzëkuqve rezistent dhe për të ringjallur ngjyrën natyrale. Buzët e buta dhe të plota i japin fytyrës një pamje të bukur, mjaftojnë vetëm disa hapa të thjeshtë për t’u kujdesur për to: pastrojini mirë buzët, hidratojini ato çdo ditë, pastaj aplikoni buzëkuqin. Për ata që duan të kenë buzë të hidratuara dhe me shkëlqim, vajrat e reja me ngjyrë të lehtë janë perfekte për buzë sexy dhe lakmuese”.

Buzëkuq dhe shkëlqim buzësh

Idealja është që gjatë ditës të zbatohet një i kuq buzësh që është edhe hidratues. Për këtë mund t’iu vijë në ndihmë shkëlqyesi i buzëve.

Mbrojtje më e madhe

Buzët kërkojnë kujdes shtesë sepse janë 75% më delikatë se pjesa tjetër e lëkurës. Ato kanë më pak gjëndra dhjamore, kështu që ato thahen më shpesh për shkak të barrierës delikate të lëkurës. Për më tepër, për shkak të qarkullimit të shpejtë të qelizave, lëkura e buzëve humbet 3 herë më shpejt dhe është shumë më pak e hidratuar në krahasim me lëkurën e fytyrës. Epiderma e gojës gjithashtu përmban 3 herë më pak melanin, duke i bërë buzët më të ndjeshme ndaj dëmtimit të diellit dhe të kenë më shumë nevojë për riparim.

 

Burimi / milleunadonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top