Të kënduarit mund të ndihmojë nënat të shërohen nga depresioni pas lindjes më shpejt, sugjeron studimi i realizuar nga University College London.
Studiuesit zbuluan se gratë që morën pjesë në grupet e këngës së bashku me foshnjat e tyre, përjetuan një përmirësim shumë më të shpejtë në simptomat e depresionit sesa të tjerat.
Studimi, i botuar në Journal British of Psychiatry, mori në studim 134 nëna me depresion pas lindjes.
Nënat u ndanë në tri grupe: grupin e të kënduarit, në grupin e lojërave dhe në grupin e tretë nënat u bazuan tek mbështetja e familjes apo mjekimet antidepresantë.
Nënat të cilat kënduan pranë foshnjave të tyre ninulla nga e gjithë bota, ose krijuan këngë të reja për amësinë, treguan shërim shumë më të shpejtë se sa nënat në grupin e lojërave dhe në grupin e trajtimeve të tjera.
Ndonëse u raportua se të 3 grupet patën shërim pas 10 javësh, por vetëm në gjashtë javët e para nënat tek grupi i këngës kishin raportuar një rënie mesatare prej 35 për qind të simptomave depresive.
Autorja kryesore e studimi, Dr Daisy Fancourt, nga University College London, tha se këndimi ishte një tjetër terapi e dobishme për t’u ofruar grave pas lindjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.