Aktualitet

November 30, 2022 | 9:57

“Të kenë kurajo se bota po shkon keq!”, Tedi Papavrami i drejtohet shqiptarëve: Ndërtojeni të ardhmen me durim!

Tedi Papavrami, vilonisti i njohur ndërkombtarisht mbajti një koncert në Shqipëri me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.  I ftuar tek emisioni “Rudina“ai ka folur për emocionet që  ka kur performon në  Shqipëri dhe  se sa e rëndësishme ka qenë për të të mbante një koncert,  pikërisht për këtë ditë feste të gjithë shqiptarëve.

“Është shumë e rëndësishme, më kujtohet kur isha  fëmijë, ishin dekadat e majit, që në atë kohë në atë regjim ishte  diçka zyrtare, nacionale  një lloj feste dhe ka kaluar kaq shumë kohë, kanë  ndryshuar gjërat kaq shumë në mënyrë të favorshme për Shqipërinë gjë që më bëhet qejfi. Sigurisht që mund të ketë të krahasuar për mua se lidhet me gjëra intime që nuk do të përsëriten më në jetën time, kështu që ka gjithmonë një sens të veçantë që ndiej edhe në raport me publikun.”

I pyetur nga gazetarja se çfarë i uron shqiptarëve për festën e pavarësisë, Tedi Papavrami është përgjigjur duke thënë se :

“Të kenë kurajo se bota po shkon keq! Të jenë punëtorë e të duruar,  ta ndërtojnë të ardhmen e tyre me durim! Nuk shikoj gjë tjetër, këto kualitete duhen në kohën e sotme dhe në jetë zakonisht. Gëzuar festën e flamurit! Dhe më vjen shumë mirë që kësaj radhe isha pak prezent dhe do të  jem prezent edhe në Paris me ambasadën shqiptare që organizon atje diçka pikërisht në mbrëmjen e 28 Nëntorit”.

 

 

 

 

Burimi/TvKlan

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top