Editorial

October 5, 2017 | 9:42

Të kesh personalitet

1

Në konceptin e përgjithshëm nga asgjëja nuk lind gjë, nuk mund të krijohet e për më tepër nuk bëhet dot dikushi. Në të vërtetë, të gjithë jemi formulë gjenetike, përsosje e ngjizjes së një mashkulli e një femre, që në terminologjinë e së përditshmes quhen prindër. Dhe ky kombinacion hibrid ndërton karakterialisht unin e individit.

Nga Orjona Tresa

Nga Orjona Tresa

Çdo qenie vepron dhe ndërton në jetën e tij, ndërsa kontakti dhe përvoja me jetën sociale, i nxjerr në pah sjelljen. Bazuar në cilësitë dhe vetitë komunikuese, çdokush arrin të përçojë tek të tjerët një model të vetin. Kur kërkojmë të marrim një shërbim, kur hyjmë në kontakt me dikë, kur duam të japim një mendim, kur përpiqemi të ndërveprojmë e të bëhemi aktorë për palë të treta, për të përçuar aftësitë tona personale dhe profesionale, ne shfaqim dukshëm atë anë të karakterit që na bën të dallueshëm ose të ndryshëm nga të tjerët.

Të kesh personalitet, në gjuhën e përditshme merr një konotacion me peshë: ngritje në përfaqësim te rrethi shoqëror ku bën pjesë, deri atë të një figure që shpërfaqet e plotësuar në të gjitha drejtimet. Por, të kesh personalitet është baza e krijimit të individualitetit, i cili nis që në belbëzimet e para. Vendosmëria e tyre dhe tregues të tjerë psikofizikë, reflektojnë qasje të ndryshme karakteresh, që ndajnë ndryshime mes njëri-tjetrit.

Padyshim, personalitetin mund ta krijosh. Është mjedisi nga i cili rrethohesh, gjë e cila të ndihmon të ndërtosh një karakter identifikues. Të kesh personalitet nuk nënkupton një ngjashmëri me të tjerët. Kjo padyshim është konsiderata e parë për veten. Por vetë personaliteti të bën të kuptosh se çfarë ju bën të veçantë nga të tjerët, duke u transmetuar atyre dhe vlerat që ke.

Ekziston gjithmonë një start që të çon drejt përmirësimit. Por është thelbësore që para së gjithash, të ndiheni mirë me veten. Kur takon dikë, që për mendimin tënd ka personalitet interesant, me shumë gjasë, kjo ndjesi lind nga çlirësia dhe harmonia që tjetri transmeton tek ty. E në këtë rast morali është shumë i thjeshtë: jini vetvetja!

Botuar në revistën Psikologjia, nr.117

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com