Këshilla & Arsye

October 11, 2016 | 7:55

Të krenohesh për nënën që punon

Këshilla nga psikologia Maria Teresa Maiocchi:

1. Pas disa muajsh marrëdhënie fiziko-emocionale të vazhdueshme, ndarja konsiderohet si një traumë e vogël: Mos harroni t’i bëni të ditur fëmijës se sa i rëndësishëm është ai për ju, edhe pse nuk jeni çdo minutë të ditës me të si më parë.

2.Sa më shumë të keni mundësi, mbajeni fëmijën tuaj brenda vendit të punës. T’i komunikoni fëmijës për jetën tuaj profesionale, i lejon atij të kuptojë se nëna është me të edhe kur nuk e ka pranë dhe se përse është e lodhur kur ajo kthehet në shtëpi pas pune.

3.Mund të ndodhë që në një shfaqje të bukur në shkollën e vajzës apo djalit tuaj, në ditën e abetares, apo në ndonjë konkurs ku fëmija juaj merr pjesë, ju të mos jeni prezent për shkak të një mbledhjeje të rëndësishme apo të një udhëtimi të papritur pune. Nëse kjo ndodh njëherë, duhet të tregojmë durim, por nëse ndodh shpesh, kujdes! Për fëmijët është shumë e rëndësishme që të bëjnë figurë të mirë përpara nënës së tyre. Të tregojnë se sa të zotë janë dhe sa krenare mund të jetë nëna për të. Ashtu si ai/ajo është krenar/e për nënën e vet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top