Prej vitit 1990, niveli i vdekjes nga kanceri i gjirit ka rënë për shkak edhe të depistimit më të mirë dhe detektimit të hershëm, rritjes së ndërgjegjësimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të trajtimeve. Kur ju thuhet se keni kancer të gjirit, është e natyrshme të pyesni se çfarë mund ta ketë shkaktuar sëmundjen. Gratë me faktorë të caktuar rreziku kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të gjirit. Një faktor rreziku është diçka që mund të rrisë mundësinë e shfaqjes së një sëmundjeje. Disa faktorë rreziku (të tilla si pirja e alkoolit) mund të shmangen, por shumica e faktorëve të rrezikut (të tilla si një histori familjare të kancerit të gjirit) nuk mund të shmangen. Të kesh një faktor rreziku nuk do të thotë që një grua do të preket nga kanceri i gjirit. Shumë gra që kanë faktorë rreziku nuk zhvillojnë kurrë një kancer të gjirit.
Faktorët e rrezikut që shoqërohen me kancerin e gjirit
Faktorët gjenetikë:
Gjinia: Kanceri i gjirit shfaqet pothuajse 100 herë më shpesh te gratë sesa tek burrat.
Mosha: Dy nga tre gra me kancer invaziv diagnostikohen pas moshës 55-vjeçare.
Raca: Kanceri i gjirit diagnostikohet më shpesh te gratë kaukaziane sesa te gratë e racave të tjera.
Historia familjare dhe faktorët gjenetikë: Nëse nëna, motra, babai ose fëmija juaj janë diagnostikuar me kancer të gjirit ose vezores, ju keni një rrezik më të lartë për t’u diagnostikuar me kancer të gjirit në të ardhmen. Rreziku juaj rritet nëse i afërmi juaj është diagnostikuar para moshës 50 vjeç.
Histori e shëndetit personal: Nëse jeni diagnostikuar me kancer të gjirit në njërin gji, ju keni një rrezik të rritur për t’u diagnostikuar me kancer të gjirit edhe në tjetrin, në të ardhmen. Gjithashtu, rreziku juaj rritet nëse më parë janë zbuluar qeliza anormale të gjirit (të tilla si hiperplazia atipike, etj.).
Historia menstruale dhe riprodhuese: Menstruacioni i parakohshëm ose menopauza e vonë, të pasurit fëmijën e parë në një moshë më të madhe ose nëse nuk keni lindur asnjëherë, gjithashtu mund të rrisin rrezikun tuaj për kancer të gjirit.
Ndryshime të caktuara të gjenomit: Mutacionet në gjene të caktuara, të tilla si BRCA1 dhe BRCA2, mund të rrisin rrezikun tuaj për kancer të gjirit. Kjo përcaktohet përmes një testi gjenetik, të cilin mund ta kryeni nëse keni një histori familjare të kancerit të gjirit. Individët me këto mutacione gjenesh mund të kalojnë mutacionin te fëmijët e tyre.
Faktorët e rrezikut që mund të shmangen:
Faktorët e rrezikut mjedisor dhe stili i jetesës.
Mungesa e aktivitetit fizik: Një mënyrë jetese me pak
aktivitet fizik mund të rrisë rrezikun tuaj për kancer të gjirit.
Dieta: Një dietë e pasur me yndyrë dhe
moskonsumimi i frutave dhe perimeve mund të rrisë rrezikun.
Të jesh mbipeshë ose të vuash nga obeziteti: Të qenit mbipeshë mund të rrisë rrezikun tuaj për kancer të gjirit. Rreziku rritet nëse keni kaluar menopauzën.
Pirja e alkoolit: konsumimi i shpeshtë i alkoolit.
Ka disa faktorë që me siguri nuk shkaktojnë kancer të gjirit
Kanceri i gjirit nuk është ngjitës; nuk mund të kontraktoni kancerin nga një person që ka sëmundjen. Kanceri i gjirit nuk shkaktohet nga veshja e reçipetave me strukturë përforcuese, implantet, deodorantët, antiperspirantët, mamografitë, kafeina, artikujt plastikë që shërbejnë për të servirur ushqimet, mikrovalët ose celularët. Ulja e incidencës së kancerit të gjirit lidhet edhe me teknikat e reja diagnostike imazherike, që ndikojnë në diagnostikimin e hershëm dhe reduktimin e vdekshmërisë. Për herë të parë koncepti i elastografisë u përdor nga Ophir et al në vitin 1991. Në vitin 1997 u publikua studimi i parë klinik për të treguar potencialin e elastografisë në detektimin dhe karakterizimin e lezioneve të gjirit. Pajisja e parë diagnostike me elastografi u prodhua në vitin 2003. Elastografia e gjirit është një teknikë imazherike sonografike e cila jep informacion për lezionet e gjirit, duke i ardhur në ndihmë të jashtëzakonshme ekografisë konvencionale dhe mamografisë. Elastografia është një vlerësim jo invaziv që përcakton “fortësinë” e një lezioni. Kjo teknikë rrit në mënyrë të ndjeshme specificitetin e ekografisë konvencionale, duke e karakterizuar në mënyrë preçise lezionin e gjirit. Studimet e fundit tregojnë që elastografia siguron një saktësi diagnostike më të lartë krahasuar me ekografinë e zakonshme në diagnozën e kancerit të gjirit, gjë që ndihmon në reduktimin e rezultateve false pozitive dhe si rrjedhojë shmang biopsinë e gjirit në raste të shumta.Intermedica me pajisjen më të re Ekografike Logiq S8 të kompanise GE Healthcare, që përmban softin Real Time Shear Wave Elastography, hap një kapitull tërësisht të ri të diagnostikës në Shqipëri. Pajisja e parë dhe e vetme në Shqipëri që realizon Elastografinë të tipit Real Time Shear Wave, si dhe mjekët profesionistë të trajnuar nga Specialistët e fushës, ju vijnë në ndihmë për një diagnozë sa më korrekte të patologjive të ndryshme, duke shmangur edhe procedurën e biopsisë.Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Intermedica do të ofrojë një paketë promocionale për kontrollin e gjirit. Në këtë paketë do të përfshihet Ekografia e Gjirit dhe Markuesi Tumoral CA 15-3, që do të ofrohen me një çmim nga 6.500 në 3.500 lekë të reja. Diagnoza e hershme mbetet baza për kontrollin e kancerit të gjirit. Detektimi në kohë shoqëruar me një diagnozë dhe një trajtim të përshtatshëm, krijon mundësi të mira që kanceri i gjirit të shërohet. Kanceri i gjirit është ende i pranishëm dhe rrezikon jetën e familjeve. Këtë tetor le të vendosim të gjithë një fjongo rozë, në mbështetje të ndërgjegjësimit, diagnostikimit të hershëm dhe përmirësimit të jetës së grave në mbarë botën.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 172
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.