Këshilla & Arsye

November 22, 2017 | 11:29

Të luash do të thotë të mësosh

Si mësuesit e parë të fëmijës suaj, ka shumë gjëra të cilat është më mirë të mos i bëni. Stimulimi i fëmijës është i rëndësishëm, por asnjëherë përpara se ai të jetë gati. Detyrat me shkrim, ushtrimet etj nuk duhet të fillojnë përpara moshës 6 -vjeçare, ndryshe fëmija privohet nga vitet e çmuara të fëmijërisë së hershme, të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin fizik dhe mendor. Në të gjitha lojërat dhe aktivitetet, është e rëndësishme të jeni entuziastë, mbështetës e jo kritikë dhe të vlerësoni fëmijën.

1668564_orig

Lojërat gjuhësore

Duke u rritur, fëmija juaj do të mësojë nuancat e kuptimeve të fjalëve, sinonimet etj. Ju mund ta ndihmoni duke shfaqur interes për fjalët, duke u kujdesur për mënyrën me të cilën i përdorni dhe duke u bërë të kuptojnë sa të dobishme janë ato. Fëmijët fillojnë të bëjnë pyetje edhe para moshës tre vjeçare, kështu që edhe ju duhet të filloni t’ju bëni pyetje rreth kësaj kohe. Fillimisht, pyetjet duhet të jenë shumë të thjeshta, për shembull “Si përdoret kjo lodra?”, por më vonë, pyetjet tuaja mund të jenë shumë më të detajuara. Elementi kyç këtu është të dëgjoni përgjigjet e fëmijës dhe jo të thoni nëse përgjigja është e drejtë apo e gabuar, por ta përdorni atë për të kaluar tek një pyetje tjetër dhe për të zgjeruar diskutimin.

Lojërat që ndihmojnë imagjinatën

Ndër gjërat më të mira që mund t’i mësoni janë vizatimi dhe piktura, por edhe modelimi me plastelinë. Ngrohni një copë plastelinë në duar, në të njëjtën kohë me fëmijën tuaj, dhe filloi të tregoni një histori, sado të thjeshtë, që t’ju japë një ide të asaj që do të krijoni. Kini kujdes të mbaroni të fundit që t’i lejoni imagjinatës së tij hapësirë të plotë. Më vonë, fëmija juaj mund të krijojë vetë lodra. Kjo nxit jo vetëm krijimtarinë, por edhe shkathtësinë e duarve, dashurinë për të bukurën etj.

Vizatimet

Ju mund ta ndihmoni fëmijën të kuptojë ndjenjat e veta dhe të të tjerëve duke e mësuar të vizatojë fytyra të gëzuara dhe të trishtuara. Kjo jo vetëm e ndihmon fëmijën të kuptojë emocionet, por edhe të ndiejë të tjerët dhe të jetë më afër tyre.

Lojëra me “të veshurit si personazhe”

Këto lojëra janë një nga mënyrat më të mira për të zgjeruar imagjinatën e fëmijës. Ju mund të mbani në shtëpi një kuti apo kosh me sende të ndryshme si kapele, veshje, stoli dhe këpucë. Fëmijët do të kënaqen shumë me këtë lojë, veçanërisht nëse ftoni edhe shokë të tyre për të luajtur së bashku./Pernenat

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top