Ofrojnë proteinë të plotë
Një vezë ka 6 gram lëndë ushqyese, me të gjitha nëntë aminoacidet “esenciale” dhe blloqet e ndërtimit të proteinave. Veza është e rëndësishme sepse përmban ato vlera ushqyese që trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. E bardha e vezës përmban rreth gjysmën e proteinave dhe shumë pak yndyrë dhe kolesterol.
Janë ushqyes të dendur
Kjo do të thotë se vezët kanë më shumë lëndë ushqyese – vitamina, minerale, aminoacide – për kalori sesa shumica e ushqimeve të tjera. Përmes një veze do të merrni:
- Proteina me cilësi të lartë
- Selen
- Fosfor
- Choline
- Vitamina B12
- Antioksidantë të shumëfishtë, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e qelizave tuaja të shëndetshme.
Ndihmojnë kolesterolin ‘E mirë’
Kolesteroli “i mirë”, i quajtur HDL, duket se rritet te njerëzit që hanë tre ose më shumë vezë në ditë. Kjo e bën më të vështirë për gjërat e këqija që t’ju lëndojnë.
Ulin trigliceridet tuaja
Mjeku juaj ju teston për këto së bashku me HDL dhe LDL. Trigliceridet e ulëta janë më të mira për shëndetin tuaj. Ngrënia e vezëve, sidomos ato të pasuruara me acide yndyrore të caktuara (si omega-3), duket se ulin nivelin tuaj.
Ulin shanset e një goditjeje
Edhe pse studimet ndryshojnë, duket se një vezë e përditshme mund të ulë rrezikun. Në një studim të fundit kinez, njerëzit që hanin një në ditë kishin pothuajse 30% më pak gjasa të vdisnin nga goditje hemorragjike, krahasuar me ata që nuk hanin.
Ndihmojnë me kontrollin e sasisë
Në rreth 70 kalori për vezë, e dini saktësisht se çfarë po merrni. Shtoni një sallatë ose disa feta bukë dhe keni një drekë të shpejtë dhe të shëndetshme.
Nuk janë të shtrenjta
Një vezë kushton 20 cent dhe mund blini atë për një proteinë me cilësi të lartë dhe që nuk iu vret nga an financiare. Shtoni buke integrale, avokado dhe salcë për të përftuar një vakt të shëndetshëm dhe me një kosto të lirë. Dhe nuk duhet të shqetësoheni për sheqernat apo karbohidratet sepse ato nuk kanë.
Mbajnë zemrën të shëndetshme
Surprizuese? Është e vërtetë. Në përgjithësi, njerëzit që i konsumojnë ato ulin shanset e tyre për sëmundje të zemrës. Edhe njerëzit me prediabet ose diabetin e tipit 2 ishin po aq të shëndetshëm nga zemra, pasi një dietë e pasur me vezë u krijua për humbje peshe. Në një studim të fundit kinez, njerëzit që hëngrën një veze në ditë kishin pothuajse 20% më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje të zemrës, sesa ata që nuk hanin.
Të ngopin
Hajnei një vezë për mëngjes dhe do të ndiheni më të plotë. Kjo do t’ju bëjë që të hani më pak gjatë gjithë ditës. Për shembull, mesatarisht, adoleshentët që hanë një vezë në mëngjes kanë 130 kalori më pak në drekë.
Ndihmojnë sytë tuaj
Mjekët e dinë se antioksidantët lutein dhe zeaxanthin ju mbrojnë nga marrja e sëmundjeve të syrit si katarakte dhe degjenerimi makular i moshës. Gjithashtu ato i përmbajnë edhe perimet e gjelbra, si gjethe spinaqi dhe kale. Por vezët janë një burim më i mirë, për shkak se yndyra që kanë lehtëson përthithjen nga trupi.
Ndihmojnë në forcimin e trurit
Vezët kanë vitaminë D, e cila është e mirë për lëndën tuaj gri dhe e vështirë për t’u marrë nga ushqimi. Ato kanë diçka që quhet choline që ndihmon qelizat nervore (neuronet) gjatë bisedimit. Choline gjithashtu është shumë i rëndësishëm për gratë shtatzëna dhe gratë ushqejnë të vegjlit me gji për shkak të rolit të madh që luan në zhvillimin e trurit.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / webmd.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.