Marrëdhënie

April 11, 2018 | 14:01

Të mirat e një marrëdhënieje me partner në moshë të madhe

Janë të shumtë ata të cilët i paragjykojnë femrat të cilat nuk e kanë partnerin moshatar, apo e kanë me shumë pak vite diferencë. E para gjë që të shkon në mendje është pasuria, pra mënyra  më e lehtë për të siguruar jetesën.

Ekspertët kanë  dhënë disa arsye të tjera, pse martesa me dikë më të madh në moshë ka shumë gjëra pozitive.

  1. Fëmijët nuk janë prioriteti i tij

Nëse ju nuk dëshironi të keni fëmijë, për një partner të ri në moshë ky do ishte problem. E kundërta ndodhë me dikë  më të madh në moshë, sepse mund te ketë fëmijë nga martesa e kaluar, ose është i sigurt që nuk dëshiron të bëhet prind.

  1. I kushton rëndësi pamjes së jashtme

Fakti që ai është me një femër më të re në moshë bën që pamja e jashtme të ketë rëndësi për të. Ai nuk dëshiron të duket keq te ju, që mos të duket shumë ndryshimi  i moshës mes jush. Fakti që je  i martuar, nuk do të thotë se nuk duhet të kujdesesh më  për  pamjen e jashtme.

  1. Nuk i pëlqejnë më lojërat

Një mashkull me eksperiencë, i ka kaluar aventurat dhe i merr gjërat më seriozisht. Me këtë partner ju do ndjeni më shumë  siguri për të ardhmen.

  1. Mësoni më shumë nga partneri juaj

E kaluara e tij, historitë e ndryshme që do dëgjoni prej tij do ndikojnë edhe te ju. Meshkujt më të mëdhenj në moshë gjithmonë do kenë diçka për të treguar, prandaj kjo do e bëjë lidhjen tuaj edhe më të larmishme.

  1. Ju bën të ndiheni mirë në çastet intime

Një partner me eksperiencë seksuale është më i duruar, i dashur dhe ju mbush me ngrohtësi. Ai e di mirë se ç’duhet të bëjë për të pasur raport të shëndetshëm seksual në çift.

  1. Debatet janë më të pakta

Kur partnerin e keni më të madh në moshë, në shumicën e rasteve, ai është më i pjekur. Si pasojë edhe debatet do jenë më të pakta dhe do mirëkuptoheni më shumë.

Burimi / http://www.intv.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com