Lifestyle

November 27, 2018 | 11:29

Të mirat që i sjell fytyrës përdorimi i qumështit

Qumështi është një burim i pasur i kalciumit dhe proteinës dhe renditet në ushqimet më të shëndetshme për njeriun. Qumështi jo i pasterizuar dhe i paskremuar i vjen në ndihmë lëkurës në mënyra nga më të ndryshmet.

Kundër rrudhave

Me kalimin e moshës, lëkura e fytyrës hollohet dhe humbet elasticitetin. Rrudhat shfaqen më shpejt ndërsa lëkura vuan pasojat e ekspozimit në diell. Qumështi përmban acid laktik që përmirëson shëndetin e lëkurës dhe zbut rrudhat. Falë qumështit, lëkura bëhet më e lëmuar dhe më e plotë.

Qumështi për heqjen e qelizave të vdekura

Heqja e qelizave të vdekura të lëkurës është e domosdoshme. Acidi laktik ndihmon në heqjen e tyre pa e dëmtuar më tej lëkurën, siç ndodh me eksfoliantët e tjerë me baza kimike. Qumështin mund ta vendosni direkt në lëkurë. Nëse ajo është e yndyrshme, kura me qumësht duhet përdorur 3-4 herë në javë. Lëkurat e ndjeshme duhet të fërkojnë lëkurën me qumësht një ose dy herë në javë.

Kundër dëmtimeve nga dielli

Ekspozimi në diell shkakton dëme të shumta në lëkurë. Një gjë e tillë e hollon lëkurën dhe zbeh elasticitetin e saj. Acidi laktik zhbën dëmin e shkaktuar nga dielli dhe trash shtresën e jashtme të saj. Për më tepër, ky acid nxit prodhimin e kolagjenit, një proteinë që i jep lëkurës paraqitje të shëndetshme. Antioksidantët që gjenden tek qumështi janë shumë të mirë edhe për të lehtësuar dhimbjet nga të djegurat prej diellit dhe inflamacionin.

Qumështi kundër njollave

Pigmentimi i lartë i lëkurës, njollat dhe çrregullimet e tjera në paraqitjen e saj vijnë si pasojë e melaninës, një pigment që prish njëtrajtshmërinë e lëkurës. Qumështi dhe acidi laktik ulin sasinë e depozitave të melaninës në lëkurë duke e zbardhur atë dhe duke ofruar një paraqitje më të rregullt të saj.

Qumështi ushqen lëkurën

Acidi laktik e ushqen lëkurën për aq sa ajo ka nevojë. Yndyrat tek qumështi krijojnë një shtresë mbrojtëse për lëkurën dhe e zbusin atë. Qumështin mund ta vendosni çdo ditë në lëkurë për një ushqyerje të mirë e të plotë të saj. Ekspertët thonë se përtej përfshirjes së qumështit në përkujdesjen ndaj lëkurës, njeriu duhet ta pijë atë rregullisht. Qumështi i skremuar ndihmon kundër akneve dhe konsumi për mbi 3 muaj i tij përmirëson dukshëm paraqitjen e lëkurës.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top