Editorial

November 27, 2018 | 11:38

“Tirana-Mahnia”, jo si gazetare por si studiuese, Rezarta Delisula fton lexuesin të shohë kryeqytetin me sytë e saj

Në ambientet e Tirana Interacional, u zhvillua prezantimi i Librit “Tirana-Mahnia” i gazetares Rezarta Delisula. Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësues të pushtetit lokal, drejtues mediash, koleg e kolege të gazetares, miq dhe të afërm të saj.

Delisula vjen me botimin e saj të parë, por kësaj radhe jo si gazetare, por si studiuese e veshur modestisht me “titullin tironse e vjetër”, ku e fton lexuesin të shohë kryeqytetin me sytë e saj për të shfletuar “Tirana-Mahnia”.

Gazetarja rreket të shpjegoje pyetje se:

Si ka qenë Tirana ne vite? Si është transformuar sot? Si kanë qenë sheshet (me foto) që janë shndërruar disa herë në këto dekada?

Cilët janë personazhet që i kanë dhënë shumë Tiranës? Si mund ta prezantojmë kryeqytetin tonë jo vetëm për brezat e rinj (qofshin vendas apo komunitet që i është bashkuar së fundi ritmit, jetës kryeqytetase) por edhe për të huajt? Sepse libri i gazetares vjen në dy gjuhë shqip dhe anglisht.

Delisula në fjalën përshëndetëse të saj për të ftuarit tha se ndihej shumë e emocionuar, sot për botimin e saj të parë “Tirana-Mahnia”.

Ajo shprehu një falënderim të veçantë për mbështetjen që bashkia e Tiranës i ka dhënë gazetares për realizimin e këtij libri, si edhe familjes së saj, kryesisht fëmijëve, të cilëve ajo i ka munguar për shkak të realizimit të këtij botimi.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi i pranishëm në këtë event, e inkurajoi Delisulën për punën e shkëlqyer që ka bërë, si dhe i akordoi asaj Certifikatë Mirënjohje ”Qytetare Nderi e Tiranës”.

Rezarta Delisula është gazetare profesioniste dhe që prej vitit 2007 është zëvendëskryeredaktore e “Gazetës Shqiptare”. Ajo ka punuar pranë së përditshmes “Panorama” dhe revistës “XXL”.

Studimet e larta i kreu në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gazetari dhe ky libër është pjesë e punës së saj 20-vjeçare, me mbi 500 artikuj kushtuar Tiranës, qytetit ku ka lindur dhe jeton.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com