Në fokus

June 25, 2016 | 8:21

Të mos heshtësh!

Ajo u zgjua në mëngjes, duke dëshiruar fort të ishte errësirë, e zhytur në gjumë të thellë dhe të shqetësuar. U ul përballë TV në shtëpinë e saj akull të ftohtë dhe po shihte një pjesëz të botës së jashtme, të cilën ajo kish kohë pa e kundruar. Me sytë që mezi e shohin lajmin, të bërë mavi nga të rrahurat e përditshme e muskujt që i dhembin. Ndonëse, tashmë e ka humbur sensin ç’do të thotë dhembje sepse është e gjitha e mpirë. Në ekran po sheh një grup vajzash dhe grash, të cilat ecin të heshtura dhe mbajnë një fashë në të cilën shkruhet: “STOP DHUNËS NDAJ GRAVE!” Në krye ishte një zonjë e bukur, e krehur dhe e veshur mirë dhe mbi të gjitha, me një fytyrë të pastër e të panjollë, nga ato me të cilat ajo ishte mësuar tashmë në fytyrën e saj. Buzëqeshi Të mos heshtësh! lehtë, edhe pse ndjeu muskujt t’i dhembnin nga kjo buzëqeshje. Një buzëqeshje ironike! E çfarë ndryshimi solli kjo, e ashtuquajtura protestë për gjendjen e saj? Asgjë. Ora kalonte dhe tmerri i saj po afrohej. Një spot publicitar reklamonte me shkronja të mëdha, të verdha: “KU KA FAMILJE NUK KA DHUNE!” Madje, ajo i dinte përmendësh numrat të cilët shfaqeshin në ekran dhe disa herë kishte shkuar tek receptori telefonik. Kishte ngritur apara – tin por nuk kishte guxuar të formonte numrin e shfaqur. Çfarë e kishte penguar atë ta bënte këtë? Po mendonte për gjithë ata faktorë të cilët e mbanin të skllavëruar. Pyetja: “Po më pas? Ç’do të ndodhë më pas? Ku do të shkoj? Si do të jetoj?…” Këto arsye e mbanin të lidhur peng dhe të pafuqishme përballë realitetit të hidhur. Po kujtonte si nëpër mjegull momentin kur ajo ishte martuar me mblesëri nga halla e saj, me një djalë qyteti dhe të pasur. Iu duk si faktori më i rëndë – sishëm. E mendonte veten përballë një burri që do ta donte e do t’i plotësonte ato dëshira që ajo kishte ëndërruar prej kohësh. Por mbetën thjesht ëndrra, dëshira të parealizuara, tashmë të harruara! Kjo është historia e një prej shumë vajzave dhe grave në realitetin e sotëm shqiptar, të gjendura pranë nesh, ku shpeshherë e shohim të tashmen në sy dhe ndiejmë keqardhje, një keqardhje hipokrite do të thosha për aq kohë sa ne nuk veprojmë! Nëse “ajo” nuk mund ta ngrejë receptorin e telefonit dhe të formojë numrin e shfaqur në ekran, pse të mos e bëjmë ne?! Të gjithë njohim një “ajo”, dhe nëse duam ndryshim, le të fillojmë nga ne. Edhe nëse nuk e dimë historinë e “saj” por e shohim të shkruar në fytyrën “e saj” apo dëgjojmë fqinjët, miqtë të na tregojnë histori që janë pranë nesh, përse të mos fillojmë? Madje që SOT!

* Nga Vezuela SANXHAKU

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top