Marrëdhënie

November 14, 2020 | 8:14

Të ndaheni apo të vazhdoni më tej? Ja shenjat që përcaktojnë të ardhmen tuaj si çift

Problemet në lidhje rrallëherë janë 100% bardh e zi, por nuk ka dyshime se të gjithë e arrijnë një fazë ku ose është e domosdoshme të fejohen ose të ndahen. Nëse keni qenë duke folur për martesë, atëherë normalisht vjen një kohë ku thjesht duhet ta bëni atë.

Sidoqoftë, nëse keni dyshime se çfarë të bëni, atëherë këto shenja do t’ju ndihmojnë:

Shenjat që tregojnë se ia vlen të martoheni

Keni qenë së bashku dhe ndiheni të lumtur

Nëse keni qenë bashkë për vite të tëra dhe keni një lidhje të lumtur, atëherë martesa është hapi tjetër i logjikshëm. Prandaj, nëse ndiheni të lumtur në lidhjen afatgjatë që keni, duhet ta konsideroni me seriozitet martesën.

Vazhdimisht flitni për të ardhmen

Nëse vazhdimisht flitni për planet e së ardhmes, atëherë është shenjë e qartë se nuk jeni duke i ndarë rrugët. Ky është indikator i fortë se do të jeni bashkë edhe në të ardhmen, prandaj fejesa është hap i logjikshëm.

Partneri ju nxitë të përmirësoni veten

Një lidhje e shëndetshme përfshin dy njerëz të cilët e nxisin njëri-tjetrin të përmirësohen, qoftë nëse është fjala për të qenë më të shëndetshëm apo të ndjekin punën e ëndrrave. Nëse jeni në një lidhje të këtillë, konsiderojeni veten me fat dhe fejesa nuk është gjë e gabuar.

Shenjat që tregojnë se duhet të ndaheni

Nuk keni të njëjtat synime

Pyetjet se a dëshironi të bëni fëmijë apo të blini shtëpi janë të rëndësishme për t’i marrë në konsideratë kur zgjedhni të jetoni së bashku. Nëse nuk keni synime të njëjta për gjëra të tilla, kjo mund t’iu sjellë probleme prandaj është mirë t’i sqaroni që në fillim!

Gjërat kanë filluar të ngadalësohen…

Nëse lidhja juaj ka ngecur, atëherë është koha të gjeni kohë për ta vlerësuar mirë lidhjen tuaj. A janë duke u shuar emocionet dhe pasionet tuaja? A po e konsideroni një të ardhme të përbashkët? Mendohuni mirë, sepse ndoshta është koha të ndaheni!

Partneri po ju pengon të zhvilloheni

Nëse e gjeni veten se partneri po ju pengon të zhvilloheni, atëherë kjo nuk është shenjë e mirë!

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top