Mirëqenie

September 4, 2017 | 8:58

Të ndihesh mirë me pak gjëra

Do të jem i lumtur kur të martohem dhe të bëhem me fëmijë.

Do të jem i lumtur kur të kem shtëpinë time.

Do të jem i lumtur kur ta kem atë vend pune.

Do të jem i lumtur kur…

1

A ke menduar ndonjëherë kështu? Kur arrite synimin ose kur more atë që doje, të zgjati lumturia apo nisi të të venitej?

Nga: Isida Lalaj Psikologe Këshillimi

Nga: Isida Lalaj
Psikologe Këshillimi

Sigurisht, arritja e një synimi ose fitimi i diçkaje që duam mund të na bëjë të lumtur, por kjo lloj lumturie mund të jetë si flluskë sapuni. Lumturia afatgjatë nuk bazohet vetëm në arritje e në gjëra që blihen. Ashtu si shëndeti i mirë, edhe lumturia e vërtetë varet nga një sërë faktorësh. Secili nga ne është unik. Ajo që të bën ty të lumtur, nuk e bën një tjetër. Veç kësaj, ndryshojmë me kalimin e viteve. Ama, provat tregojnë se në përgjithësi disa aspekte ndikojnë te lumturia më shumë se të tjera. Për shembull, nëse gjejmë kënaqësi, shmangim zilinë, zhvillojmë dashuri për të tjerët e mësojmë të rimëkëmbemi mendërisht dhe emocionalisht, do ta kemi më të lehtë të jemi të lumtur.

Të njohim realitetin, ta pranojmë e të vlerësojmë ato që kemi, pa qenë nevoja të ndryshojmë domosdoshmërish atë çka po jetojmë, mund të na ndihmojë të reduktojmë stresin. Sekreti qëndron tek aftësia për të mësuar që ta duash veten, ose thënë ndryshe, një gjendje mendore që na lejon të bëjmë llogaritë me gjërat e vështira që na ndodhin dhe të menaxhojmë emocionet, duke u përgjigjur në mënyrë të vetëdijshme, në vend që të reagojmë ndaj një situate. Padyshim që ne si qenie egoiste, kërkojmë gjithnjë e më shumë më të mirën. Kjo absolutisht nuk është një gjë e keqe, por a keni menduar ndonjë natë para se të flini se jeni kënaqur për atë që jeni dhe për ato që keni? A e keni vlerësuar jetën ashtu siç e keni ndërtuar?
Sekreti për të qenë të lumtur e për të pasur një jetë të qetë, është që të kënaqemi e të vlerësojmë çdo ditë që na dhuron Zoti, të vlerësojmë shëndetin e mirë, familjen, punën apo shkollën, të shfrytëzojmë e të përfitojmë më të mirën që jeta na ofron. Nuk duhet të na mposhti syri lakmitar, duke u munduar për më shumë pa iu gëzuar atyre që kemi njëherë.

Jeta është dhurata më e çmuar që na është dhënë. Por atë shpesh e konsiderojmë si një fakt aq të mirëqenë dhe të pandryshueshëm sa në njëfarë mënyre e “marrim nëpër këmbë” ose bëjmë tolerime të tilla që më pas na kushtojnë shtrenjtë.

Si të vlerësojmë jetën me realitetin rrethues?

1. Nuk mund të ndryshojmë atë që na ndodh, por mund të ndryshojmë reagimin tonë, dhe pranimi i realitetit nis nga gjërat e vogla.

2. Ndaluni. Kur e kuptoni se po silleni si antagoniste kundrejt realitetit, përpiquni të mos reagoni menjëherë dhe të përqendroheni në qëndrimin tuaj: ulni shpatullat, nxirrni kraharorin para, mbani shpinën tuaj drejt dhe merrni frymë thellë.

3. Tregohuni të vëmendshëm. Mundohuni të dalloni momentet e mospranimit. Jo domosdoshmërish duhet të jenë situata të mëdha apo të rëndësishme. Tregohuni të kujdesshëm ndaj atyre rasteve që dëshironi që gjërat të ishin ndryshe. Mbani shënim: bëhet fjalë për të praktikuar
pranimin e realitetit.

4. Kujtohuni se pranimi i realitetit është një zgjedhje. Të gjitha herët, gjatë ditës suaj, kur do të gjendeni në një situatë të cilën e keni të vështirë ta pranoni, shikoni situatën të cilën keni të bëni dhe përsërisni me vete fjalinë
‘Është ajo që është’. Do të ndieni se tensioni do të largohet gradualisht.

5. Kujdesuni për veten tuaj. Tregohuni të duruar me veten tuaj, dhe largoni stresin me fjali të tipit: “Nuk më pëlqen kjo situatë, por mund të jetoj me të, do të kalojë. Duhet të jem i duruar me veten, ndërkohë që jetoj këtë moment”.

6. Gjej kënaqësi.

7. Shmang zilinë

8. Zhvillo dashuri për të tjerët

9. Mëso të rimëkëmbesh

10. Ji mirënjohës

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top