Filozofi i madh grek nuk ishte një kërkues i kënaqësisë, siç besohet, por një njeri me mençuri të madhe. Një mjeshtër i kënaqësisë i pushtuar edhe nga kursimi. Dhe pa fiksime.
Një rrëfim i rremë dhe mjaft injorant mbi Epikurin pretendon të japë filozofin grek, i cili jetoi në Athinë midis vitit 341 dhe 270 para Krishtit, si një kërkues i kthjellët dhe i detyruar i kënaqësisë, një mjeshtër kënaqësie për veten, i cili, si i tillë, na bën të lumtur. Asgjë nuk mund të jetë më false.
Si të pasurohemi?
Epikuri ishte paraardhësi, jo çuditërisht i vlerësuar shumë në periudhën e Rilindjes dhe Humanizmit, i një ideje për jetën, thellësia e së cilës qëndron pikërisht në një kërkim të matur, dhe jo të detyrueshëm, të kënaqësisë dhe mirëqenies. Epikuri shkruan: “Të pasurohesh është e thjeshtë, mjafton të pakësosh dëshirën për pasuri”.
Pasurohu!
Për fatin tonë të mirë, disa mendime të Epikurit, duke përfshirë këtë urdhëresë të jashtëzakonshme kundër nxitimit drejt parave për një grumbullim i pastër, na kanë ardhur falë letrave të tij drejtuar të afërmve, miqve dhe dishepujve. Kur ai flet për “zvogëlimin e dëshirës për pasuri”, Epikuri sigurisht nuk ka ndërmend të bëhet pauperist ose të veshë zakonin françeskan përpara se Shën Françesku të vijë për të ndryshuar historinë: ai thjesht dëshiron t’i japë një kornizë kënaqësisë epikuriane dhe kuptimit të saj. Me fjalë të tjera, mungesa e shqetësimeve, detyrimeve, gjërave tipike kur dikush kërkon me ngulm pasuri. Më shumë se kaq është zgjedhja e një kursimi dhe një maturie që sjellin atë që Epikuri e përcakton si “gëzimin e shpirtit”, domethënë lumturinë autentike.
Si të pasurohemi?
Në kohë distancash të mëdha dhe të padrejta midis të pasurve dhe të varfërve, pasurive që priren gjithnjë e më shumë për t’u përqendruar dhe obsesioneve për të ndjekur paratë sikur të ishte zgjidhja e çdo forme e të jetuarit keq, mendimi i Epikurit bëhet një busull. Një udhëzues për një mënyrë jetese të re.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi nonsprecare.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.