Mirëqenie

November 11, 2020 | 10:02

Të përqendrohemi më shumë në pozitivitet për të ndihmuar njëri-tjetrin

Sa shumë kanë ndryshuar kohët me kalimin e viteve. A keni parë ndonjëherë mbrapa, vështrim i zbrazët, kudo maska të shpërndara në çdo anë. Disa të qeshura false, disa të bukura, e çdo maskë kur bie poshtë del reagimi i vërtetë.

Majlinda Cano, Departamenti i të Drejtave të Gruas, Organizata Jeta, dega Selanik

Majlinda Cano, Departamenti i të Drejtave të Gruas, Organizata Jeta, dega Selanik

Sa keq që çdo gjë fillon të zbehet kur mendoje se vërtet ke arritur në një pikë ku dëshira jote ka arritur kulmin e realizimit. Mundohemi të japim kënaqësi të tjerëve dhe harrojmë veten tonë që me kalimin e kohës, përpiqet duke tërhequr maskat, të cilat shiten e blihen sërish. Do guxim për të ndarë dy gjëra të rëndësishme, të kesh besim apo të luash dhe ti rolin e tyre.

Sa herë dyfishimi ynë na ka mbytur dhe çdo e vërtetë duhet të paguhet me valutë të shtrenjtë në ditët e sotme. Sa  mirë të jetosh në të tashmen, por mungon dhe e djeshmja, kur shumë njerëz thoshin të vërtetën dhe të shikonin në sy dhe tani gënjejnë dhe qeshin me të madhe. Diçka nuk është në rregull me të gjitha këto, dhe mbase të gjithë duhet ta ndryshojmë duke parë përmirësim.

Të gjithë kemi diçka të mirë brenda vetes dhe duhet të përqendrohemi më shumë në pozitivitet, që të mund të kemi tendencën e të ndihmuarit njëri-tjetrin.

download 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top