FB

April 15, 2021 | 8:25

Të përziera dhe çrregullime gastroenterologjike, variantet e reja kanë ndryshuar simptomat e Covid-19

 

Konjuktivit, kollë, temperaturë shumë e lartë dhe mungesë të shijes dhe nuhatjes. Deri më tani, këto ishin simptomat që kishin alarmuar dhe tregonin një infektim të mundshëm nga Covid-19. Por tani ato duken si simptoma të një virusi të vjetër, tashmë të çrrënjosur, sepse koronavirusi ka ndryshuar me variantet e reja, si dhe ka ndryshuar edhe mënyrën se si manifestohet. Variantet e reja shkaktojnë më shumë çrregullime gastroenterologjike.

“Në 80% të rasteve që janë shfaqur javët e fundit, gjithçka duket se ka ndryshuar – shpjegon Pier Luigi Bartoletti, Zëvendës Sekretari Kombëtar i Federatës së Mjekëve të Përgjithshëm. Unë ende kujtoj dy turistët kinezë nga Wuhan të cilët u sëmurën për herë të parë në janar 2020 dhe mbaj mend shumë mirë që simptoma e parë e koronavirusit që ata manifestuan ishte konjuktiviti. Sot askush nuk e paraqet më. Ajo është zhdukur”.

Dhe jo vetëm kaq, një element tjetër dallues duket se është zhdukur, ai që çdo mëngjes i ka shtyrë romakët për muaj me radhë të nuhasin kanaçen e kafesë, në fakt aroma nuk zbehet më kur infektoheni. E njëjta gjë vlen edhe për shijen.

Vëmendje e veçantë për këto sëmundje nuk i atribuohet sëmundjeve sezonale. “Ne nuk duhet t’i nënvlerësojmë ato – përfundon Bartoletti, i cili gjithashtu përsërit se situata, në lidhje me fushatën e vaksinimit në zyrat e mjekut të përgjithshëm vazhdon ngadalë për shkak të mungesës së dozave, por ne duhet t’i interpretojmë ato si shenjë e mundshme që ju jeni infektuar nga Covid dhe bëni një tampon sa më shpejt të jetë e mundur për të përjashtuar ose konfirmuar praninë e virusit”.

 

 

Burimi / https://roma.corriere.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top