E qara na lejon të riekuilibrojmë humorin, ndaj për këtë arsye i bën mirë organizmit…
Sipas William Shakespeare trupi ynë është si një kopsht dhe mendja është kopshtari i tij. Jemi burim dhe transmetues të energjive të fuqishme që na përshkojnë dhe na udhëheqin. Ndjenjat janë armë të mrekullueshme që na lejojnë të shkarkojmë apo metabolizojmë tensionet energjitike që aktivizohen nga stimujt dhe pulsionet. Të gjitha përjetimet tona janë, para së gjithash, përvoja të mendjes dhe për këtë arsye është kaq e rëndësishme të aktivizojmë fuqinë e madhe të mendjes. Ndaj nevojitet “një tjetër vështrim” që të mund të kuptojmë rregullat psikomatike që marrin pjesë në formimin e mirëqenies sonë.
Të frenojmë të qarën apo të mos qajmë asnjëherë mund të na shkaktojë dëme në organizmin tonë, i cili privohet nga mundësia për të menaxhuar në mënyrë më efikase stresin dhe tensionin. Sa herë kemi thënë se pas një të qare jemi ndier më mirë? Sipas një sondazhi të fundit, nëntë persona në dhjetë ndihen më mirë pasi kanë qarë.
Të evitojmë të qarën shton rrezikun e infarkteve dhe të dëmtimeve në tru
Të qash bën mirë për zemrën. Gjatë të qarës, sidomos nëse është e llojit emotiv, çlirohemi nga toksinat e prodhuara nga stresi, në veçanti nga substancat si prolaktina dhe magnezi (i pranishëm në nivele të larta tek truri që është në depresion).
Të detyrojmë veten që të mos qajmë na bllokon emocionet brenda vetes duke favorizuar pozicione jo të shëndetshme edhe për shtyllën kurrizore, nëse mendojmë për shembull, për shpatullat e mbledhura e të tendosura për shkak të ngurtësimit të muskujve. Tensioni “udhëton” nga mendja drejt e në stomak duke dëmtuar dhe provokuar një gjendje gastriti dhe dhimbjeje. Duke bërë kështu i japim “një dorë ndihmë” dobësimit të sistemit imunitar, i cili është në gjendje jo dhe aq të mirë, për shkak të stimujve të fortë negativë.
Një studim i fundit i William Frey, biokimist i Universitetit të Minesota-s (ShBA) ka treguar në mënyrë shkencore se nga e qara lindin përfitime të mëdha, si fizike ashtu dhe psikologjike. Në fakt, shkencëtari ka formuluar një “ricovery theory” (teoria e shërimit) sipas të cilit lotët emocionalë, pra ato të shkaktuar nga një dhimbje apo emocione si mallëngjimi, janë një ilaç i vërtetë për mirëqenien tonë. Ato i lejojnë organizmit të rikuperojnë energjinë e humbur për shkak të një tensioni të madh, duke na çliruar nga diçka për të ristabilizuar ekuilibrin tonë. Veç kësaj, e qara provokon prodhimin e enkfalinës, një antiseptik që qetëson muskujt duke lehtësuar kështu një gjendje tendosjeje në trupin tonë. Sipas profesor Frey lotët, duke na ndihmuar të përballemi me nervozizmin, na kanë lejuar t’u mbijetojmë tensioneve. Është për këtë arsye që çdo sekrecion që vjen nga trupi ynë është i çmuar dhe i aftë të bëjë mrekulli.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.