Këshilla & Arsye

August 29, 2017 | 12:22

Vështirësitë e të mësuarit kur fëmija rritet në një ambient ku fliten dy gjuhë

Një studim i bërë së fundmi nga studiues ndërkombëtar, që përfshinte edhe Universitetin e Princeton zbuluan se foshnjet që janë pjesë e një ambienti ku fliten 2 gjuhë të ndryshme, rreth moshës 20 muajsh janë në gjendje t’i “përthithin” të dyja gjuhët pa vështirësi, pra vetëm duke dëgjuar.

1

Në këtë moshë fëmijët kanë filluar të mësojnë diçka rreth ndryshimit të fjalëve në të dyja gjuhët e tyre. Pra ata nuk mendojnë se fjala top dhe ball janë dy versione të së njëjtës gjë. Ata e dinë automatikisht se këto fjale i përkasin dy gjuhëve të ndryshme.

Studiuesit përdorën mjete që masin lëvizjet e syrit për të matur nivelin e përqëndrimit te bebet për të kuptuar ndryshimin midis dy gjuhëve kur u tregohet një objekt i njohur dhe emri i objektit në të dyja gjuhët. Ata vunë re se niveli i përqëndrimit për të lidhur fjalën me objektin ishte i njëjtë në të dyja gjuhët. Por kur studiuesit filluan të përdornin fjali me fjalë nga të dyja gjuhët, bebet hasnin vështirësi.

Një nga zbulimet më të rëndësishme që bëri të mundur ky kërkim është se nuk duhet të frikësohemi nëse bebet rriten duke dëgjuar dy gjuhë, duke menduar se ata do t’i ngatërrojnë këto gjuhë me njëra tjetrën.

Ata në fakt do t’i përvetësojnë të dyja gjuhët duke e ditur ndryshimin ndërmjet tyre./Pernenat

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top