FB

June 7, 2024 | 7:16

Të qenit pozitiv parandalon plakjen e trurit

Të qenit pozitiv mund të ketë efekte “anti-plakje” në tru, duke ngadalësuar humbjen e aftësive mendore me kalimin e kohës.

Një studim sugjeron që, përkundrazi, vuajtjet nga çrregullimet depresive përshpejtojnë rënien njohëse. Hulumtimi u krye nga Darya Gaysina dhe Amber John nga Universiteti i Sussex dhe u botuan në revistën ‘Psychological Medicine’.

Studimi është në fakt shqyrtimi i të dhënave të jo më pak se 34 veprave të botuara tashmë në këtë temë, për gjithsej 71 mijë persona të përfshirë.

Disa studime kanë treguar një lidhje midis çrregullimeve depresive dhe ndryshimeve anatomike-strukturore të trurit, madje edhe me uljen e volumit të disa zonave. Ato studiuan ndikimin e çrregullimeve depresive afatgjata në aftësitë mendore të individëve, të cilat tashmë bien fiziologjikisht vit pas viti.

Në këtë studim u vu re që rënia kognitive e varur nga mosha është më e shpejtë në mesin e atyre që vuajnë nga çrregullime depresive ose nga depresioni i madh. Sipas autorëve, është një përparësi që sistemet shëndetësore të marrin sëmundjen mendore gjithnjë e më të përhapur, për të ndihmuar në parandalimin e shumë rasteve të rënies njohëse dhe çmendurisë.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top