Dëshmi

November 18, 2021 | 8:20

Të sëmurë emocionalisht nga ligësia e të tjerëve. Ndodh gjithnjë e më shpesh

Shumë njerëz sot rrezikojnë të sëmuren emocionalisht, pasi në popullatën tonë po përhapet gjithnjë e më shumë një xhelozi e kotë, e cila i bën njerëzit të kënaqen nëse të tjerët janë të sëmurë. Këta njerëz bëjnë thashetheme, bisedojnë dhe sajojnë histori vetëm për të shpifur ndaj atyre që janë vetëm viktima të momentit.

0

Të sëmuresh emocionalisht është pasoja më e dukshme. Ajo që ne e përkufizojmë si “e keqe falas” është dhënë kryesisht nga teknologjia. Kjo tashmë është përhapur në shoqëri, në çdo klasë dhe moshë, dhe neglizhon gjërat më të rëndësishme që janë: afeksionet, marrëdhëniet dhe ndjenjat.

Jemi dëshmitarë të një varësie të vërtetë nga celulari, e cila i heq vëmendjen çiftit dhe kohën partnerit, dhe bën që personi që kemi përballë të humbasë besimin dhe vetëbesimin.

Telefoni kërkon vazhdimisht vëmendjen tonë, mes mesazheve, bisedave, njoftimeve, humbasim gjurmët e asaj që jemi duke thënë. E gjithë kjo ndikohet mbi të gjitha nga marrëdhëniet tona, të cilat i zëvendësojmë me ndërveprime sociale jo cilësore dhe jo shumë empatike.

01Po neglizhoni dhe injoroni kë keni përballë, njerëzit me mish e gjak, duke i dhënë gjithnjë e më shumë përparësi ekranit të telefonit dhe vuajnë prej tij mbi të gjitha historitë e dashurisë.

Duke iu rikthyer kësaj të keqeje falas, ajo shfaqet mbi të gjitha kur dikush ndodhet pas një ekrani të ftohtë të një kompjuteri, celulari apo tableti. Duke qenë se këta persona nuk shihen dhe nuk zbulojnë fytyrën e tyre, duke mbetur anonimë. Megjithatë, ata nuk e kuptojnë se duke u sjellë kështu, lëndojnë shpirtrat e disa njerëzve.

00

Pas një ekrani, askush nuk kujdeset për askënd

Në rrjetet sociale, nuk ka rregull dhe askush nuk kujdeset për të lënduar tjetrin. Askush nuk kujdeset për askënd. Një term për t’u përdorur për këta individë do të ishte: luanët e tastierës.

Në epokën e sotme ka shumë (fatkeqësisht) njerëz që përgojojnë, që përhapin thashetheme të këqija pa motiv, që gjykojnë dhe përgojojnë vetëm se nuk dinë të dashurojnë, sepse ata vetë nuk janë dashur kurrë dhe prandaj nuk e njohin këtë fjalë. Pasoja më e dukshme e gjithë kësaj është se shumë njerëz sëmuren emocionalisht.

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi nonsolodonna.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top