Të dashur lexues të revistës Psikologjia! Po ju drejtohem me këtë shkrim, i cili ka një motiv të veçantë në zhvillimin tonë social dhe jo vetëm.
Jemi të vetëdijshëm që po jetojmë në një periudhë ku sikur ka turbulluar çdo gjë në jetën tonë, në një periudhë që çdo ditë informohemi me lajme, që na prekin shpirtin dhe mendjen. Po vuajmë për një ndryshim, për një të tashme dhe të ardhme më të mirë, por më shumë po vuajmë për vetëdijesim, për pikënisje, për epiqendër të fillimit të ndryshimit, sukseseve e kënaqësive, të cilat pothuajse i kemi harruar se si përjetohen.
E gjitha kjo duhet nisur nga vetja jonë, nga vetë ne, nga secili, një e nga një.
Duke larguar urrejtjen, inatet, zilinë, ne do të largojmë dhe përplasjet, rrahjet, vrasjet. E si të fillojmë?
Të duam veten, t’i duam të tjerët, të shpërndajmë mirësi te vetja dhe tek të tjerët. Vetëm kështu pastrojmë shpirtin dhe mendjet tona dhe vetëm kështu kemi mundësi t’i japim dritë çdo gjëje që na rrethon.
Këtë më së miri do ta shpjegonte Antigona Behrami, mjeshtre e meditimit si dhe autore e librit “Përdore fuqinë që ke brenda”, e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe akoma vazhdon të japë me të gjithë potencialin dhe vullnetin e saj tejet të madh dhe human për t’i ndihmuar njerëzit nëpërmjet ligjëratave të saja falas në rrjetet sociale, në motivimin e zhvillimit personal nëpërmjet metodave të saja të meditimit.
Këtë desha ta ndaja me ju lexues të dashur sepse edhe unë isha pjesë e këtyre meditimeve. Me qindra njerëzit pranuan ndryshimin te vetja, me qindra njerëz gjetën motivin për paqe, lumturi, humanitet, sepse mrekullia nis nga ne, gjithmonë me mbështetjen tek krijuesi dhe ne mund t’i sjellim vetes dritën dhe të tjerëve.
Të mbjellim paqe, lumturi, t’i gëzohemi sukseseve të tjerëve sepse paqja, lumturia dhe sukseset do t’i tërheqim drejt vetes tonë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.