FB

November 30, 2021 | 8:13

Të thuash JO nuk do të thotë të jesh i pasjellshëm apo egoist, por është fillimi i përcaktimit të kufijve

Nga Drilona Shehaj, Abazaj, psikologe

 

Të thuash JO nuk do të thotë të jesh i pasjellshëm apo egoist, por është fillimi i përcaktimit të kufijve, është një britëm shpirtërore për të qenë të guximshëm dhe për t’i shpëtuar një rrjeti instalimi ankthioz, i cili na shoqëron gjatë gjithë kohës.

1

JO është vala e lumturisë, që sa do e vështirë të jetë për t’u artikuluar më pas do ndjejmë lehtësimin dhe lirinë e munguar.

Jo ndaj situatave frustruese në familje, në shkollë, në shoqëri, jo ndaj përgjegjësive që tejkalojnë mundësitë tona.

Jo ndaj njerëzve toksikë, të cilët kërkojnë me ngulmim të na shterojnë energjitë.

Jo ndaj detyrave të cilat rrisin nivelin e stresit, dhe alterojnë organizmin tonë.

Jo ndaj sjelljeve abuzuese, të cilat kanë për qëllimin manipulimin dhe shfrytëzimin tonë si individ.

Jo ndaj individëve që na imponojnë “moralin” e tyre dhe na bëjnë të ndihemi në faj.

Jo ndaj kërkesave të shumta dhe nga imponimit të të thënit PO.

Jo ndaj gjithçkaje dhe gjithkujt që ndikon në fuksionimin tonë jetësor.

Jo për t’u bërë prioritet i vetes, për t’u ndjerë i lumtur, për të rilindur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top