Lifestyle

May 9, 2018 | 12:24

Të vishesh si për në Met Gala (Foto)

Nuk ka skenë në botë më girl-friendly se sa Met Gala në New York. Në tapetin e kuq tashmë rigorozisht i bardhë, femrat janë protagoniste. Yjet e padiskutueshme edhe këtë vit kanë qenë ato. Pavarësisht se të shoqëruara nga meshkujt e tyre të famshëm, ato që kanë rënë në sy kanë qenë bukuroshet.

Rasti më i dukshëm ishte ai i George Clooney, i cili ka mbetur në hije nga shkëlqimi i bashkëshortes Amal Alamudin. Në rastin e tyre mund të thuhet me bindje që edhe pse për një mbrëmje të vetme, është ajo që mban pantallona… dhe fytyra e George thotë gjithçka.

Edhe Irina Shayk ka treguar fizikun e saj të admirueshëm, veshur me një fustan të artë me pupla duke shfaqur këmbët dhe gjoksin dhe pavarësisht se e shoqëruar nga i dashuri i saj Bradley Cooper, sex-simbol, ka qenë Irina që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fotografëve.

Tom Brady ka provuar me veshjen e tij të bjerë në sy, por bashkëshortja Gisele Buindchen është shfaqur si nje dea, duke i lënë atij vetëm rolin e shoqëruesit.

Ç’mund të thuash pastaj për Blake Lively, e cila me veshjen e saj stil barok, që ka dashur 600 orë punë për t’u qëndisur, nuk ka pasur fare nevojë për bashkëshortin Ryan Reynolds, që këtë herë ka qëndruar në shtëpi. Veshja e saj është firmosur pikërisht nga Donatella Versace.

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top