Mirëqenie

March 2, 2018 | 10:37

Tendencat e fitness: plogging, ushtrimi që ndihmon natyrën

I ardhur nga Suedia ky lloj ushtrimi është një përzierje e vrapimit dhe grumbullimit të mbeturinave: ai e mban trupin në formë dhe mjedisin të pastër.

Emri i tij thotë gjithçka: plogging fjalë që rrjedh nga folja suedeze “plocka upp”, do të thotë mbledhja dhe vrapimi. Në praktikë, është një çështje e kombinimit të garës klasike të sportit me grumbullimin e mbeturinave që gjenden përgjatë rrugës, mbeturinave që mblidhen dhe transportohen në çanta të veçanta për t’u depozituar në një vend të caktuar. Ishin pikërisht suedezët, një popull që gjithmonë kanë treguar një shpirt të fortë ambientalist, ata që kanë shpikur këtë disiplinë të re. Ata thonë se kjo është punë e vështirë dhe ndihmon në stërvitjen e gjithë muskujve. Përmes këtij  ushtrimi  vini trupin në lëvizje, digjni kalori dhe mbani pastër ambientin.

Plogging në Suedi u bë një disiplinë e strukturuar në vitin 2016, me faqen e vet në facebook (www.facebook.com/plogga/) dhe në fund të vitit të kaluar filloi të përhapet në vende të tjera, duke filluar nga Gjermania, për të arritur deri në Shtetet e Bashkuara. Për ta bërë këtë veprimtari shumë të njohur, një rol të rëndësishëm kanë luajtur rrjetet sociale.

Parimi është në të vërtetë i thjeshtë: ne vrapojmë aty ku duam, në qytet, në një park ose përgjatë rrugës: marrim nga shtëpia një enë të përshtatshme, e cila mund të jetë një qese plastike e plehrave ose një çantë shpine sipas zgjedhjes suaj. Të domosdoshme janë një palë dorashka mbrojtëse. Në një kohë të shkurtër, qesja e mbeturinave rritet në vëllim dhe në peshë duke e komplikuar rregullsinë e garës. Kur ndaloni të merrni mbetje të ndryshme, përkulni këmbët dhe ngriheni sërish stërvisni muskujt njësoj si në palestër. Shkurtimisht, grumbullimi i mbeturinave bëhet një sport i plotë dhe aerobik i ngjashëm me stërvitjet HIIT (High Intensity Interval Training) të ofruara në shumë qendra fitnesi.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top