Këshilla & Arsye

March 2, 2018 | 9:59

Droga! Sa i kushton trurit?

 

Varësia është një çrregullim neurologjik që prek sistemin e kënaqësisë në tru. Në një person të shëndetshëm, sistemi i kënaqësisë përforcon sjellje të rëndësishme, të cilat janë të domosdoshme për mbijetesën të tilla si: ushqyerja, pirja, seksi dhe ndërveprimi shoqëror.

P.sh: sistemi i kënaqësisë ju bën që të kërkoni ushqim kur jeni të uritur sepse ju e dini që pasi të ushqeheni, do të ndiheni mirë. Me fjalë të tjera, kjo e bën veprimtarinë e të ushqyerit të pëlqyeshëm, dhe të paharrueshëm, që ju të dëshironi ta bëni atë përsëri e përsëri sa herë të jeni të uritur.

Abuzimi me drogat devijon organizmin, duke i kthyer nevojat natyrore të personit në nevoja për drogë. Truri është i përbërë nga miliarda neurone ose qeliza nervore, të cilat komunikojnë nëpërmjet mesazheve kimike ose neurotransmetuesve. Kur një neuron është stimuluar sa duhet, shkaktohet një impuls elektrik, i quajtur potencial veprimi, krijohet dhe udhëton nëpër aksiome për në terminalin nervor. Këtu, ai shkakton lirimin  e një neurotransmetuesi në kanalin sinaptik, një hapësirë midis neuroneve, më pas neurotransmetuesit lidhen me një receptor në një neuron fqinj, duke gjeneruar tek ai një sinjal, dhe duke ia transmetuar informacionin atij neuroni.

Shumica e shtigjeve të kënaqësisë përfshijnë transmetimin e neurotransmetuesit dopaminë nga zona segmentale, VTA-ja e trurit të mesëm në sistemin limbik dhe korteksin frontal. Duke u angazhuar në aktivitete të këndshme, ai gjeneron potencialet e veprimit në dopaminë-duke prodhuar neuronet e VTA-së. Kjo shkakton çlirimin e dopaminës nga neuronet në hapësirën sinaptike. Atëherë, dopamina lidhet dhe stimulon receptorët e dopaminës te neuronet pritëse. Ky stimulim nga dopamina mendohet të prodhojë ndjesi të pëlqyeshme apo efekte të kënaqshme. Më pas molekulat e dopaminës hiqen nga hapësira sinaptike dhe nëpërmjet një proteine të quajtur ‘transportues dopamine’  transportohen përsëri te neuroni transmetues.

Shumica e drogave rrisin nivelin e dopaminës në shtegun e kënaqësisë. Disa droga të tilla si: alkooli, heroina dhe nikotina nxitin në mënyrë indirekte neuronet që prodhojnë dopaminë në VTA, kështu që ato  gjenerojnë më shumë potenciale veprimi. Kokaina vepron në terminalin nervor. Ajo lidhet me transportuesin dopaminë dhe bllokon rithithjen e dopaminës.

Metamfetamina, një psiko stimulues, vepron në mënyrë të ngjashme me kokainën, duke bllokuar transferimin e dopaminës. Përveç kësaj, ajo mund të hyjë në neuron, në fshikëzat që përmbajnë dopaminë, ku shkakton çlirimin e dopaminës edhe në mungesë të potencialeve të veprimit. Droga të ndryshme veprojnë në mënyra të ndryshme, por rezultati i përbashkët është se dopamina prodhohet në sinapse në sasi më të mëdha se normalja.  Kjo shkakton një stimulim të vazhdueshëm, ndoshta mbistimulim të neuroneve pritëse dhe është përgjegjëse për euforinë e zgjatur dhe të shpeshtë që provojnë përdoruesit e drogës.

Ekspozimi i përsëritur ndaj dopaminës, i shkaktuar nga droga, në fund e de-sensibilizon sistemin e kënaqësisë. Sistemi nuk është më në gjendje t’i përgjigjet stimujve të përditshëm. Ai i përgjigjet vetëm drogës. Kjo tregon se si droga ndryshon prioritetet e jetës së njeriut. Pas disa kohe, madje edhe droga i humbet aftësisë e saj për kënaqësi dhe kërkohen doza më të larta për të arritur efektet e kënaqësisë. Kjo përfundimisht çon në mbidozë.

Përgatiti Blerina Memaj / Burimi alilamedicalmedia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top