Lifestyle

September 14, 2020 | 10:57

Tendencat e vjeshtës, ja veshjet që nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj

Muaji Shtator sjell jo vetëm Vjeshtën, por edhe trendet e reja. Edhe pse pandemia e Covid-19 ka bllokuar prezantimin e shumë koleksioneve, stilistët vijojnë punën e tyre duke sugjeruar veshjet që do të duhen të jenë në garderobë.

Pantallonat e lëkurës mbetet trendi kryesor. Të kombinuara me bluza të holla, këmisha si dhe me xhaketa sipër ato ju bëjnë të dukeni shumë bukur.

Veshjet e stilit viktorian me ngjyra të errta dhe të ndezura janë tendenca më e re për këtë Vjeshtë. Stilistët sugjerojnë që edhe aksesorët të kenë të njëjtin stil kaq klas dhe të bukur.

Xhinset si stili kauboj por edhe të ngushta janë të vetmet të cilat janë të pranishme në çdo stinë të vitit të cilat mund të kombinohen me bluza, triko, atlete, bluza të holla dhe të trasha, këmisha dhe sandale etj.

Ngjyra bezhë, veçanërisht në veshje, është sinonim i pamjes luksoze. Nuk ka rëndësi nëse veshja juaj është markë apo e lirë, nëse është bezhë do të dukeni gjithnjë e veshur klas.

Po ashtu, edhe xhaketat japin një tjetër pamje dhe do të dukeni më elegante në çdo moment të ditës. Ngjyrat  bl, jeshile, lejla si dhe tullë janë ato që do të dominojnë më së shumti në xhaketat këtë sezon.

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top