FB

May 17, 2022 | 12:00

Tensioni i lartë është edhe psikologjik

Më shumë se 30% e rasteve të tensionit të lartë mund të jetë në të vërtetë vetëm si pasojë e një problemi të natyrës psikologjike. Sipas një studimi të Universitetit të Barcelonës, shumë pacientëve të gjendur përballë mjekut, tensioni u rritej në mënyrë spontane dhe ishte në këto vlera vetëm kur ia masnin atë.

Studiuesit spanjollë kanë arritur në këtë përfundim pasi analizuan të dhënat e rreth 70 mijë pacientëve me tension të lartë, të cilët i mbajtën nën kontroll për 24 orë. Për këtë arsye edhe rreziku i shqetësimeve kardiovaskulare është më i ulët, në krahasim me pacientët që kanë të larta vlerat e tensionit edhe në pjesën tjetër të ditës, ose ata që nuk kanë përmirësim as pasi pinë ilaçe.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI  |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 166

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top