Mirëqenie

October 16, 2020 | 8:32

Terapia e artit për fëmijët, të njohin dhe kuptojnë më mirë veten

Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Për fëmijët terapia e artit është një formë shumë e përshtatshme terapie pasi aty nuk nxiten vetëm kreativisht por edhe mësojnë të shprehin veten. Tek fëmijët, aftësia për të folur ende nuk është zhvilluar aq mirë dhe terapia e artit i ofron atyre mundësinë të shprehin veten dhe eksperiencat e tyre pa fjalë. 

1

Në terapinë e artit, pacientit/klientit i vihet në dispozicion material artistik si: fotografi, skulptura dhe procesi krijues me to, për ta ndihmuar klientin të shprehë përvojat mendimet, ndjenjat dhe fantazitë e tij. Nëpërmjet përdorimit të këtyre proceseve artistike, pacienti/ klienti ndihmohet të vetëdijesohet për ndjenjat e tij, dëshirat, kujtimet dhe problemet deri tani të shtypura apo të harruara, por ndihmohet edhe të njohë aftësitë e tij.

Kështu terapia e artit mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë veten tonë, por edhe mund të përdoret si fushë eksperimentimi për gjëra të reja dhe për të cilat na ka munguar guximi deri tani. 

P.sh. një pikturë mund të ndryshohet, të mbipikturohet apo dhe të futen elementë të rinj. Në mënyrë analoge, në kuadrin e sigurtë të artit, të krijimit krijues dhe marrëdhënies terapeutike, hapen mundësi të reja për të zhvilluar elemente të rinj për jetën personale. 

2

Për të pasur mundësi për të përfituar nga terapia e artit, nuk është e nevojshme të kesh dhunti artistike.

Për të vënë në marrëdhënie produktet dhe proceset artistike me personalitetin e pacientit/klientit, si dhe për të strukturuar në mënyrë të përshtatshme veprimtarinë e tij terapeutike, terapisti përdor njohuritë e tij nga fushat e psikoterapisë, artit, pedagogjisë dhe mjekësisë. 

Mundësitë për përdorim efikas te terapisë së artit janë të shumëllojshme. Ajo përdoret shpesh kur komunikimi verbal është i kufizuar apo i pamundur. Terapia e artit mund të përdoret gjithashtu edhe tek ata njerëz të cilët mund të shprehen shumë mirë me fjalë, por nuk mbajnë lidhje me botën e tyre të brendshme dhe ndjenjat e tyre, duke i mundësuar kështu një formë të re për t’u shprehur. Ajo mund të përdoret tek individë të veçantë apo grupe të të gjitha moshave dhe me paaftësi të ndryshme, që mund të jenë:

Ambientet psikiatrike me fëmijët dhe të rriturit

Ambientet mjekësore (p.sh. neurologji, gjinekologji, reumatologji)

Qendra rehabilitimi

Shkolla

Shkolla speciale (për të verbrit, fëmijët me aftësi të kufizuara etj.) 

Shtëpia fëmijësh (jetimore)

Azile pleqsh

Klinika të psikiatrisë

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top